Stop – Rroskovec/ Mesuesja hedh ne gjyq drejtorin e shkolles, ai i mban pagen! (11 Shtator 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Rroskovec/ Mesuesja hedh ne gjyq drejtorin e shkolles, ai i mban pagen! (11 Shtator 2020)

Jemi ndalur në Rroskovec për një problem të mësueses Valbona Cjapi. Ajo ka hedhur në gjyq drejtorin e shkollës, ku punon, pasi është ndjerë e fyer në një mbledhje me mësuesit. Për shkak të pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, ka njoftuar drejtorin, por nëndrejtoresha e njofton, se i janë mbajtur ditët e punës nga paga, për cdo herë, që kishte qenë në seancë. Në ZVA Rroskovec i kanë thënë, se ato ditë quhen të paarsyetuara, pasi nuk ka marrë leje, apo të ketë paraqitur raport mjekësor. Nga ana tjetër, në ditën e fundit të shkollës Valbona ka marrë vlerësimin nga drejtori i shkollës, dhe në hapësirën e mungesave pa arsye, nuk ka asnjë të tillë.I pyetur nga gazetarja e Stop, nëse ai ka mbajtur pagën edhe vetes, drejtori i shkollës, thotë, se ai ka munguar vetëm 20 minuta, për të cilat ka marrë leje në ZVA.Në zyrën arsimore nuk japin asnjë shpjegim për këtë shkelje flagrante.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *