Në nëntor 2018 Stop ishte në Rrëshen, në spitalin rajonal, ku takoi Lindita Borakun, e dhunuar nga bashkëshorti. Ajo tregoi vuajtjet e vazhdueshme nga dhuna e burrit ndër vite.Jemi rikthyer për të takuar Linditën në Lezhë, për të parë, sesi është jeta e saj tani. Mes lotësh ajo tregon, se ka 7 muaj, që nuk e sheh djalin e vogël 6 vjecar, të cilin e ka marrë peng i ati. Ky i fundit, Alban Boraku, prej 7 muajsh nuk gjendet nga policia dhe në këtë mënyrë dhe urdhri i mbrojtjes i Linditës dhe vendimi për të qëndruar me 4 fëmijët, nuk ekzekutohet deri në fund.Ne i drejtohemi përmbarueses shtetërore Liza Cuni, e cila e pyetur për djalin e vogël, shprehet, se duhet ta gjejë komisariati. Në policinë e Kurbneshit nuk japin shpjegime mosgjetjen e shtetasit Alban Boraku.Në Gjykatën e Lezhës thonë, se ka proces gjyqsor për dhunë në familje për shtetasin Alban Boraku, por nuk japin më shumë detaje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]