“Stop” rikujton rastin e transmetuar në 26 mars 2019. Veronika Muka, një qytetare nga Gjirokastra, denoncoi vdekjen e të vëllait në vendin e punës, në kompaninë e dajës së tyre, Bashkim Graci.Ngjarja ndodhi në shtator 2017 në lagjen “zinxhira”, ku i riu, punonjës mirëmbajtjeje në firmë kabllore, u ngjit në shtyllë e gjeti vdekjen nga korenti.Daja kërkoi që të mos bëhet autopsia e viktimës dhe i detyroi prindërit e tij, të firmosnin në fletë të bardhë, ku shkruhej, se kishin asnjë pretendim për aksidentin.Veronika Muka iu drejtua prokurorisë, por prokurori Spartak Cocoli vendosi mosfillimin e hetimeve dhe as që njoftoi të interesuarit për këtë. Sot, pas 7 muajsh, historia përsëritet, pasi Prokuroria e Gjirokastrës e pushon këtë cështje për herë të dytë.Veronika thotë, se vëllain ia kanë vrarë tre herë:në fillim humbi jetën aksidentalisht, herën e dytë e vrau prokurori Spartak Cocoli, që pushoi cështjen dhe së treti e vrau prokurori Emëror Kasaj, që pushoi sërish cështjen.Ajo i bën apel trupit gjykues të marrë një vendim të drejtë për humbjen e jetës së vëllait të saj.
- +355 67 220 8888
- [email protected]