Stop-Polici i alkoolizuar i këput varësen nga qafa qytetarit/ Sigurohen paratë për Egzon Kryeziun.

Në Stop janë të shumta rastet që kemi transmetuar në lidhje me Policinë e Shtetit dhe konfliktet e tyre me qytetarë të ndryshëm. Rasti i radhës qe “Stop” do të transmetojë ka të bëjë me dy të rinjë të cilët në një mbrëmje vonë, teksa ecnin ndalohen nga policia. Gjatë bisedimit mes tyre  njëri prej policëve i tërheq varësen e floririt nga qafa  pa asnjë arsye.

Djali i kërkon një shpjegim të thjeshtë për gjestin e kryer, por polici në fjalë i thotë se: “Unë jam në zbatim të ligjit dhe për këtë ti duhet të më bindesh”. Nga biseda e zhvilluar kuptohet që polici është nën efektin e alkoolit.

Sigurohen parate per Egzon Kryeziun.

Të hënë e kësaj jave, Stop në bashkëpunim me fondacionin “Shqiptarët për Shqiptarët” ngritën apelin për t’i ardhur në ndihmë Egzon Kryeziut, 28-vjeçarit nga Kosova i cili si pasojë e një aksidenti rrugorë i duhej t’i nënshtrohej një sërë trajtimesh jashtë vendit.

Familjarët e Egzonit i kishin shfrytëzuar të gjitha mundësitë për kurimin e djalit të tyre, por së fundmi duke u gjendur para kësaj vështirësie i ati kishte dalë në përfundimin se duhej të shiste veshkën për të mundësuar kurimin deri në fund të të birit. Stop, fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, me ndihmën e shumë kontribuuesve të tjerë, për më pak se 24 orë bënë të mundur grumbullimin e lekëve që i nevojiteshin Egzonit për kurimin e tij.

 

Të Fundit