Stop – Reagimi/ Pezullohet dhe prangoset pedagogu i Elbasanit Denis Himci! (18 shtator 2019)

Denis Himçi, pedagogu 36 vjecar i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka përfunduar në pranga, pasi u shoqërua nga policia, mbrëmjen e së martës, menjëherë pas publikimit të videos nga emisioni “STOP”.Mbi Himçin rëndojnë të paktën dy vepra penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave, që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave, që ushtrojnë funksione publike”.Nga ana tjetër,Universiteti i Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, ka marrë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, deri në zbardhjen e plotë të çështjes.Në videon e publikuar të martën, pedagogu Himci shfaqej, duke i i kerkuar studentes raport intim,në këmbim të marrjes së provimeve, që kishte me të dhe kolegët e tij.

Të Fundit