Banorët e lagjes “Paskuqan 2” i janë drejtuar emisionit “Stop”,pasi kanë probleme me një stallë lopësh afër shtëpive të tyre.Distanca është më pak se 2 metra dhe era e keqe dhe ndotja e bën jetesën e tyre të përditshme shumë të vështirë. Banorët thonë, se fëmijët e tyre po sëmuren nga alergjitë nga ky problem, që vijon prej vitit 2013.Kanë provuar t’i drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik, që në vitin 2015 i kërkuan komunës së kohës marrjen e masave.Edhe në njësinë administrative aktuale në vitin 2018, u thanë, se cështja do të rregullohet, por ende nuk është marrë asnjë masë.Në njësinë administrative të Paskuqanit,administratori shprehet, se nuk ka dijeni për problemin, pasi është emëruar në janar të vitit 2019.Por ai thotë, se me një kërkesë të re, sigurisht, që do të merren masat. Në Institutin e Shëndetit Publik, doktoreshë Elida Mata, shpjegon, se ka një sërë sëmundjesh, që mund të shkaktohen nga situata e bashkëjetesës me lopët, që nga dizanteria, salmonela, hepatiti A dhe një sërë alergjish apo infeksionesh të ndryshme, me rrezik për shëndetin e njeriut.
- +355 67 220 8888
- [email protected]