Ndalemi në Gjirokastër, ku avokatja Orgesa Sermani, tregon, sesi u dhunua në ambientet e prokurorisë së Gjirokastrës nga një OPGJ, i quajtur Martin Pali.Ajo thotë, se ai shpesh është në gjendje të dehur në punë.Vetë Martin Pali e mohon të ketë ndodhur një incident i tillë, edhe pse avokatja u detyrua të merrte ndihmë mjekësore dhe injeksione. Por skandali po sfumohet nga Policia e Gjirokastrës, e cila nuk ka sekuestruar pamjet filmike të kamerës së korridorit hyrës te Prokurorisë, ku duket sesi OPGJ Martin Pali, ka nxjerrë zvarrë avokaten Orgesa Sermani. Stop tregon vendodhjen e kamerës brenda në Prokurori dhe informon dhe SHCBA Gjirokastër, për të kontrolluar procedurën, që po ndjek Policia.Nga drejtuesi i saj na u tha, se policia duhet të ndjekë me rigorozitet procedurat dhe duhet të sekuestrojë pamjet filmike, për të zbardhur këtë skandal në institucionin e prokurorisë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]