E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

Stop -EMISIONI 85 (SEZONI 5) 27 dhjetor 2019-Paskuqan/qendra shendetesore pret mobiljet e reja, Stop zgjidh problemin.

Qendra shëndetsore në Paskuqan 1, është rikonstruktuar prej disa javësh, por nuk e kanë hapur akoma, ndaj banorët e zonës shkojnë te mjeku i familjes, ose në Kodër kuqe ose në Qendrën Shëndetësore Paskuqan 2.Këto janë distanca shumë të largëta për banorët e zonës, të cilët thonë, se nuk cfarë të bëjnë, kur kanë urgjenca dhe duhet të humbin gjithë ditën, duke u sorollatur.Mjeku, që ndodhej në Paskuqan 2, tha, se nuk mund të bëjë asgjë në kokë të tij.Ndërsa drejtorin e qendrave shëndetesore të Paskuqanit, Bledar Bakiu, tha, se Ministria do të bëjë mobilimin dhe prandaj nuk janë kthyer mjekët.Vetëm pak ditë, pasi gazetarja e “Stop” ishte në Paskuqan për këtë problem, erdhi dhe zgjidhja: qendra shëndetësore u mobilua për banorët dhe u hap.

Pak javë me parë, në kinematë shqiptare u shfaq premierë filmi “Falco” i Bes Kallakut.Klintoni ishte atje dhe ka realizuar intervista me humor me shumë personazhe të jetës publike, që ishin të ftuar në këtë ngjarje kulturore.

Jemi ndalur në fshatin Buran, rreth 6 km larg komunës së Niklës, një zonë e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor. Vjollca Tufa tregon, se që nga dita e tërmetit, ajo jeton në hangarin e barit bashkë me familjen e saj, që përbëhet nga 6 persona. Ata kanë kërkuar cadër, pasi nuk mund të jetojnë aty dhe iu është thënë, se cadra s’ka. Nxënësit e shkollës Fiqiri Baltëza në Elbasan kanë dhënë 133 mijë lekë për këtë familje.Ndërsa gazetarja e “Stop” i është drejtuar njësisë administrative Nikël. Besnik Deliu, administratori i njësisë thotë, se nuk kanë cadra për momentin, por pritet të vijnë. Ndërsa përsa i përket inspektimit, nuk kanë shkuar, pasi dy grupet janë në terren. Por meqë emisioni Stop shkoi atje, administratori tha, që do të shkojë, që atë moment bashkë me administratorin dhe arkitekten Xhoana Mihalaj. Arkitektja thotë, se shtëpia është e pabanueshme dhe duhet rikonstruksion i catisë dhe i një pjese të mureve. Për momentin, do të presin cadrën.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑