“Stop” është ndalur në Durrës për problemin e 77 vjecarit Shyqyri Stari. I moshuari është diagnostikuar e mjekuar në sanatoriumin e Tiranës dhe mjekët specialistë i kanë thënë, që duhet të vijojë kurimin me medikamentin e quajtur ksarelto.Por mjekja e familjes në Durrës nuk ia jep këtë ilac, pasi thotë, se e ka me protokoll, që duhet të nisë mjekimin me medikamente më të lira.Shyqyriu thotë, se 2 kokrra në ditë i kushtojnë atij 1 200 lekë të reja, por ai nuk mundet ta përballojë këtë kosto me pensionin modest.Edhe në fondin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor thonë, se nuk kanë kompetencë të anashkalojnë protokollin, ndaj nuk mund t’i japin ksarelto të moshuarit.Ish ministri demokrat i fushës, Tritan Shehu, shpjegon, se këto burokraci i kushtojnë pacientit, ndaj duhet t’u jepet përparësi medikamenteve bashkëkohore nga ministria e shëndetësisë dhe fondit.
