Sot në shumë media u publikua lajmi, se një grua biznesmene nga Lazarati, u dhunua nga nipi i burrit dhe përfundoi në spital. Ndërsa policia la të lirë agresorin.Por “Stop” sjell pamjet ekskluzive të përplasjes fizike mes të dyve, ku duket se djali nuk ka sulmuar.Vec kësaj, gazetari i emisionit prej javësh ka investiguar rastin, që kulmoi sot me një lajm të sipërfaqshëm.Ne ishim në Janinë, për këtë problem. Hajro Buzhari nga Gjirokastra, ose i ati i djalit që u bë protagonist i lajmit të sotëm, në vitet 1990 -1999 punoi si emigrant dhe kurseu 30 milion dhrahmi apo rreth 150 mije euro.Por ai humbi jetën në vitin 1999 dhe llogaria e tij u zhduk nga banka NBG në Janinë.Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan, se mund t’i kishte marrë xhaxhi i tyre, Islam Buzhari, në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë. Djali i Hajros ka aritur ta dokumentojë këtë, duke filmuar xhaxhain, i cili pranon, se ka marrë 30 milionë dhrahmitë e vëllait të vdekur në Janinë.Sipas ekspertit dhe ish-ministrit Arben Malaj, tani kjo vjedhje nuk është më cështje administrative e bankës në Janinë, por cështje penale për prokurorinë e Gjirokastrës.Malaj jep disa këshilla mbi depozitat bankare dhe kriteret, që duhet të plotesojnë punonjësit e bankave, në mënyrë, që paratë e qytetarëve të jenë të sigurta.
- +355 67 220 8888
- [email protected]