Në 13 shkurt të këtij viti transmetuam ankesën e një grupi banorësh të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, bashkia Kamëz. Ata thanë, se jetonin këtu prej 300 vjetësh.Por rastësisht mësuan, se bashkia ia kishte dhënë pyllin me qira një shoqërie, që kishte si synim ta shndërronte në stallë bagëtish.Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte.Kërkesat zyrtare e peticionet, nuk morën asnjë përgjigje nga bashkia Kamëz dhe as nga portali i bashkëqeverisjes. Kryebashkiaku aktual Rakip Suli, thotë, se është vënë në dijeni këto 45 ditë, që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin, që t’i pezullojë punimet, sa të shprehet Prokuroria.Tani Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ia pranoi kërkesë padinë banorëve dhe ky ishte suksesi i parë i cështjes në fjalë.Eksperti i mjedisit, Sazan Guri, që ka bërë aktin e ekspertimit, thotë, se është bërë një shkelje shumë e rëndë, pasi nën hijen e një Agro-biznesi është bërë kasaphanë mjedisore.Sipas Gurit, zona e Kamzës është e tejngopur me thertore dhe numri i tyre arrin në 4.
- +355 67 220 8888
- [email protected]