Shefki Mema, banor i Paskuqanit, i është drejtuar emisionit “Stop”, për shkak të probemeve me djalin e tij 7 vjecar, Alois, me crregullime të spektrit autik. I vogli nisi shkollën “Azem Hajdari” e deri në muajin tetor, cdo gjë shkonte mirë.Por më pas i thanë, se djali do të qëndronte vetëm 2 orë në shkollë, pasi nuk ecën dot me hapin e fëmijëve të tjerë.I ati kërkon, që djali i tij të ndihmohet, të përparojë në shkollë e marrëdhëniet sociale.Drejtori i shkollës, Besnik daci, thotë, se djali i vogël është vlerësuar nga komisioni multidisiplinar i ZA Kamëz dhe problem mbetet mungesa e infrastrukturës e mësuesve ndihmës.NË ZA-në e Kamzës, drejtori i burimeve njerëzore, Sulejman Keta, shpjegon, se kjo ZA ka nevojë për 73 mësues ndihmës, por aktualisht ka vetëm 12.Sipas tij, po punohet me Ministrinë e Arsimit, që të rritet numri i mësuesve ndihmës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]