Stop – Investigim / Deshtimi i tenderit te dezisektimit, pengese per turizmin! (26 qershor 2019)

Në datën 11 qershor “Stop” transmetoi problematikën e mungesës së dezinfektimit në plazhe.ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posacme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatoi shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë.Vetë ISHP në përgjigje të interesimit të “Stop” tha, se punonjësit kanë reflektuar, ndaj nuk janë shkarkuar. Ndërsa procesi i dezinsektimit mund të kryhet fare mirë edhe në qershor.Sot që sezoni turistik ka nisur, asgjë nuk është bërë dhe turistët në Shëngjin shprehen, se nuk mund ta përballojnë këtë situatë, pasi nuk kanë qetësi nga insektet, as në plazh e as në gjumë.

Të Fundit