Stop-Instituti e shpall pallatin te pabanueshem, ekspertja private te parrezikshem (11 Qershor 2020)

Për problemin e banorëve të pallatit 2-katësh në njësinë numër 3, iu drejtuam Institutit të Ndërtimit, konkretisht drejtorit Agron Hysenlliu.Ky i fundit u shpreh, se për këtë rast, është bërë një akt-konstatimi dhe pallati është i pabanueshëm, sepse është i vjetër dhe një tërmet 8 ballë e shemb fare. Kur Hyselliu përballet me vlerësimin e ekspertes private, ai thotë, se ajo mund të ketë të drejtë, por duhet ta argumentojë në Institutin e Ndërtimit.Mes dy vlerësimeve dhe hallit të banorëve, Hysenlliu thotë, se heq dorë nga ky rast, pasi ka konflikt interesi, për shkak se motra e tij banon në këtë objekt.

Të Fundit