Stop – Hitparade i absurdit shqiptar! (14 shkurt 2020)

Një gomar ka rrëshqitur në dëborë. Një burrë po kalon lumin i hipur mbi një kalë. Një qytetar, gjinia e të cilit nuk dihet, ka shkruar mbi makinë “shofer e re”, ndaj nuk dihet, nëse është burrë apo grua.Një qytetar ka ndaluar të kryejë nevojat personale në derën me kangjella të një objekti. Një grua është filmuar duke marrë ca fruta në një pikë shitjeje në zonën e “Petro Nini”-t në kryeqytet, e duke u larguar pa i paguar ato. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Të Fundit