STOP – EMISONI 83

“Ra Faja prej fiku” për nder të Ramës, Basha: standardi i bajgës!
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” festuan sot 90-vjetorin e shkollës dhe në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Rama. “Në nder” të kreu të qeverisë, nxënësit interpretuan edhe vallen “Ra Faja prej fiku”. Kreu demokrat Lulzim Basha tha në bashkëbisedim me gazetarët, se nuk mund të pranojë standardin e bajgës të kryeministrit. Në një nga rrugët e reja të përuruara nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është një shtyllë në mes të rrugës. Në Kune, shtylla ka hyrë në det.

 
Abuzimi me pronat nga ana e Prefekturës së Elbasanit!
Fisi Kana dhe Floqi janë në konflikt prone në Elbasan. Familja Floqi ka përfituar 70 milionë lekë, për shkak të vendimeve nga 2 shkallë të gjyqësorit,  të cilat Prefektura i këkron t’i kthejë.Kjo e fundit pas verifikimeve ka vendosur se dhënia e titullit të pronësisë është e paligjshme. Vetë prefektura nuk e ka ndjekur cështjen në gjykatë, duke bërë që buxhetit të shtetit t’i shkaktohet një dëm prej 400 milionë lekësh.

Pirg dheu dhe ndotje ambienti pranë rrugës së TEG-ut!
Për shkak të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, dherat e hequr, janë hedhur në anë të rrugës. Ambientalisti Sazan Guri thotë, se kjo e dëmton mjedisin. Sipas Gurit po shkatërrohen tokat pjellore dhe rrezikohet drejtimi i lumit Erzen. Për situatën shpreh shqetësimin edhe administratori i Bërzhitës Refik Velija. Lidhur me rastin e gjyqtares së Kukësit Drita Veliu, që në mënyrë abuzive ka marrë për disa vite edhe kemp edhe pagë të plotë, KLD nisi verfikimin.

Të Fundit