STOP – EMISIONI 84

Seancë e qetë parlamentare dhe nismat e reja ekonomike!
Parlamenti u mblodh sot në seancë, por ndryshe nga ditët e enjte mungesa e opozitës bëri, që diskutimet të ishin të qeta. Në media u publikuar disa masa ekonomike: bizneseve me xhiro rreth 8 milionë lekë u kërkohet që të regjistrohen si biznese të mëdha. Pritet që ndricimi publik në Tiranë e Durrës të jepet me koncension. Qeveria përgatitet të përdorë për letra me vlerë paratë e sigurimeve shëndetësore. Dheu pranë rrugës së TEG është sërish aty, duke shkaktuar ndotje.

Golem, prag sezoni turistik, por ujrat e zeza derdhen në det!
Në Plazhin e Golemit ujrat e zeza vazhdojnë të derdhen në det. Banorët ankohen për erën e keqe dhe rrezikun e infeksioneve. Specialisti i shërbimeve në jësinë administrative Golem, Sherbet Qelhaka thotë, se është faji i investitorëve,por pranon se ndëshkimi i tyre, është kompetencë e njësisë administrative. Auron Tare, drejtor i Agjensise Kombëtare të Bregdetit,pranon situatën dhe thotë se analizat e ujit të detit duhet të bëhen dhe publikohen cdo muaj.

Qyteti i Nxënësve:destinacioni i ish-kishës, strehë për përdoruesit e drogës!
 Në ish-qytetin e Nxënësve, godina e ish-Kishës ka ndërruar disa herë destinacion. Së fundi ajo shërben si vendgrumbullim plehrash gjatë ditës, ndërsa natën aty gjejnë strehë përdoruesit e drogës. Banorët ankohen dhe administratorja e njësisë numër 5 Violeta Kila mbështet komunitetin, duke pastruar zonën.

Të Fundit