STOP – EMISIONI 82 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 82

Mashtrimi me punë dhe studime në Kanada- gruaja e shunuar në Gjirokastër!

Në pjesën e parë të emisionit transmetohen disa intervista me anëtarët e Asamblesë së PS-së. Mes tyre edhe “pashai i Jugut” Koco Kokëdhima. Më pas rasti i një firme, që mashtron me punësimet dhe studimet në Kanada. Presidentja e firmës Ande-LM, Luli Makashi u ka marrë disa shtetasve nga 12 mijë në 24 mijë dollarë, por më pas është zhdukur. Në Gjirokastër Sefer Dina ka dhunuar një grua. Kjo e fundit është në spital, por agresori u lirua pas 2 orësh.

 

Raste të abuzimit në dhënien e Kempit!

Ismail Mango nga Divjaka vuan “post traumë kronio-cerebrale” si dhe ‘epilepsi të gjeneralizuar post traumatike”, por nuk i njihet kempi.Mjeku Ardian Gjini vërteton diagnozën dhe thotë se Mango është i paaftë për punë. Qytetares Hava Hasa nuk i japin Kempin në Elbasan edhe pse KMCAP qendror ia ka njohur këtë të drejtë. 19 vjecarja invalide Kristina Maklekaj është e paralizuar dhe nuk ka ecur kurrë. Asaj i kanë hequr kempin dhe tani e ëma thotë, se mezi ushqehen.

 

Gjyqtarja rrogë dhe kemp, ndërsa e moshuara fle para bashkisë!

Në këtë pjesë trajtohet rasti i një gjyqtareje, që në shkelje të plotë të ligjeve dhe rregullave merr edhe rrogën edhe kemp. “Stop” shpjegon me dokumenta dhe listë-pagesa këtë abuzim. Ana tjetër e medaljes është rasti i një të moshuare të pastrehe, që flë cdo natë para bashkisë së Mamurrasit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *