STOP – EMISONI 47

“Luftë dhe paqe në Partinë Socialiste”!

Kryesia e PS-së u mblodh dje dhe analizoi incidentin në takimin e partisë në Elbasan ditën e enjte. Por në mbledhje u shënua një tjetër incident. Gjatë debatit me Blushin, kreu i partisë përplasi gotën në tavolinë në drejtim të Blushit.

Kryeministri Rama mori pjesë sot në festën e grave të Partisë Socialiste. Ai u përfshi në batuta me deputetin Pandeli Majko, lidhur me shprehjen :jam feminist,se jam socialist. Rama ia ktheu Majkos “me të njëjtën monedhë”. Më pas rikujtohet një kamera e fshehtë për ryshfetin, që marrin punonjës të OSHEE-së për të rilidhur energjinë. Institucioni shkarkoi nga puna punonjësit dhe i coi për ndjekje penale.

 

Energjia ndan banorët e Tiranës në qytetarë dhe fshatarë!

Në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, banorët e Tiranës janë ndarë në qytetarë dhe fshatarë, përsa i takon kompensimit të energjisë elektrike. Stafi i “Stop” tregon se ku është ky kufi ndarës, sa janë familjet dhe banorët përfitues. Për këtë cështje jep shpjegimin e saj edhe Solida Dibra, drejtore e përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

 

“Vende dhe popuj”- video pikante!

Në këtë pjesë të programit shfaqen video “pikante” nga realiteti shqiptar. Gjatë kontrollit rutinë një njësi e policisë bashkiake “nuk përton” t’i marrë disa paketa cigare një shitëseje albulante.

Në shkollën “Qemal Mici” nxënësit hyjnë në shkollë, duke hipur mbi makinë. Kjo për shkak, se dera është mbyllur dhe pragu i saj është nën ujë. Në një fshat të Beratit urën e ka marrë lumi.

Të Fundit