E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit

STOP-Emisioni i plotë(4 Nëntor 2021)

Sot në Beograd u mbajt takimi në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”, ku morën pjesë presidenti serb Vucic, kryeministri shqiptar Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitrov.Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama tha, se kjo nismë do të konkretizohet, ndër të tjera, që që të mos vuajnë eksportet dhe iporte, ose sic u shpreh ai, të mos niset qumësht e të mbërrijë kos, apo të mos niset kamioni me bostan e të mbërrijë frut i thatë, hurmë arabie.

Në “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhej, se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë. Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” ka udhëtuar nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin. Më në fund gjetëm automjetin e shumëkërkuar duke patrulluar për shkelje të qytetarëve.Për këtë problem pyetëm dy policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, por ata refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet. Sipas të dhënave automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA127KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Caushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj

Më 29 tetor të 2021, emisioni Stop transmetoi denoncimin e qytetarit nga Durrësi Islam Saka.Ai tregoi, se në 5 tetori i kishin vjedhur makinën në lagjen 18 në Durrës.Islami nisi kërkimet dhe e gjeti vetë hajdutin, i cili ishte Korrado Mile. Pasi këmbënguli shumë, policia e kapi Korradon, por e la të lirë pas disa orësh, për shkak, se nuk ishte situatë flagrance.Por tani, pas lirimit, Gjykata ka dalë me masën “Arrest me Burg” për Korradon, gjë që do të thotë, se pasi e lëshun, do të duhet ta kapin prapë. Islam Saka, i zoti i motorrit, premton, se sërish do ta gjejë Korradon, por shefat e policisë duhet të japin dorëheqjen.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑