Stop-Emisioni i plotë(30 Shtator 2021) – Stop
Të Gjitha

Stop-Emisioni i plotë(30 Shtator 2021)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur turin e takimeve me demokratët të quajtur “Foltorja”, një takim i paralajmëruar prej tij pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Gjatë takimit të Berishës në Durrës, demokratët e pranishëm nuk thërritën “Rama ik” por e pritën Berishën me thirrjet: Basha ik!

Jemi në Shkodër për problemin e 3 zotërinjve Mirand Pali, Aleksandër Vukelaj dhe Aleksandër Kronaj. Ata kanë bërë shkollën e mesme profesionale “Arben Broci” në vitet 2002-2007 për mekanikë. Sot numrat e amzës rezultojnë tjetër për tjetër nga ajo, që kanë në diplomën e pjekurisë. Kronaj për fat të keq sot rezulton ngelës, megjithëse është në shkollë të lartë.I drejtohemi shkollës dhe takojmë drejtorin aktual Zamir Laçej. Hapim librin e amzës shohim, që e gjithë klasa e denoncuesve e ka numrin e amzës të korrigjuar me korrektor.

Për problemin e amzës së korrigjuar, i drejtohemi Zyrës Vendore Arsimore, që bën legalizimet, dhe na thuhet, që për këtë cështje, të interesuarit duhet t’i drejtohen gjykatës.Nga ana tjetër në 15 shtator 2021, Mirand Pali ka bërë denoncim tek OPGJ Fadil Hotaj, ndaj ne drejtohemi në komisariatin e policisë Shkodër.Në këtë institucion, ku sic treguam pak ditë më parë,hynin e dilnin makina me targa false e pa targa, drejtuesi Paulin Cupi sillet në mëyrë harbute me gazetaren, duke e nxjerrë jashtë grupin e xhirimit, pa i dhënë përgjigje për problematikën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *