E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit

Stop-Emisioni i plotë(25 Tetor 2021)

Më 25 tetor të vitit 1970 përfundoi elektrifikimi i gjithë Shqipërisë. Puna vullnetare, me minimumin e teknologjisë bënë të mundur, që si sot, 51 vite më parë .Presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka shfrytëzuar fundjavën për një vizitë në mal. Ai ka publikuar foto, ku shihet në Bregun e Zabërzanit, ku është takuar dhe me një blegtor. Meta thotë, se të rinjtë në këtë zanat duhet mbështetur, në mënyrë që të ndalohet shpopullimi i vendit.Ndërsa të dielën Meta ka zgjedhur për të pushuar kanionet e Osumit.

Stop ka udhetuar drejt qytetit të Gjirokastrës. Krisanthi Kore 76 vjeç denoncon në Stop,se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë,prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për ti marrë pronën të moshuarës. E moshuara tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i ndërroi jetë bashkeshorti, ku bashkë me të kishin një banese 60m2, me vërtetim hipotekor dhe sipas trashëgimisë i kaloi asaj dhe 2 femijëve,djalit dhe vajzes. Ngjitur me shtëpinë e Krisanthit, ndërtohet një objekt tre katësh pa leje dhe e moshuara aplikon në 2014 tek Aluizni për ta hipotekuar këtë objekt në emrin e saj si investim i saj, me kontributet e punës që kishte bërë prej 25 viteve në Greqi, ku ka punuar ne shumicen e rasteve si pastruese nëpër shtëpia. Në 2015 komshinjtë e njoftojnë që vajza i kishte hyrë në shtëpi, për shkak të problemeve ndër vite me vajzën,Krisanthi njoftoi policinë që ta nxirrnin jashtë, por policia e Gjirokastrës i nxjerr një pretekst duke i thëne që kërkesa është e pamundur sepse e moshuara nuk ka hipotekën e shtëpisë dhe është ende në proçes legalizimi.

Shkojmë në Kadastrën Gjirokastër ku takojme drejtuesin Florian Tacin, i cili pasi na tregon problemin e mos hipotekimit në 2017 duke dalë vetë bllof, sepse ligji në Kadaster me numër 2020, i jep të drejtën e hipotekimit deklaruesit të parë kur ka dy ose me shume persona që pretendojnë për një pronë. Në këtë rast duke qënë se e moshuara Krisanthi kishte aplikuar per hipotekim qe ne 2014, prona i takon asaj sipas ligjit. Vajza e saj, Eleni Kore, në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës, me pretendimin shkatërrim prone, burgos dhe çon ne çmendinë nenen e saj, me ndihmen e eksponentëve të veçantë të policisë Gjirokastër, me prokurorin Emëror Kasaj dhe gjyqtaren Blerta Cibuku.Krisanthi na tregon sesi prokurori Emeror Kasaj e ka derguar nga Gjirokastra në Tirane në psikiatri, pa asnjë raport mjekësor.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑