Stop-Emisioni i plotë( 18 Tetor 2021)

Të shtunën ishte ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha dhe nostalgjikët e komunizmit dhe veteranët e përkujtuan këtë ditë. Ata thonë, se Hoxha ishte figura më e madhe e vendit.Të dielën u mbajt edicioni i pestë i maratonës së Tiranës, e ndarë në 4 kategori. Maratona e sivjetshme ishte 42 km, por shumë garues morën pjesë në gjysmën e saj, apo edhe më pak në kategoritë e tjera.

Jemi në Sukth, Durrës. Qytetari Myrvet Veshi është dhunuar më 2 tetor 2021 nga dy persona, teksa kryente aktivitetin e vet, si shitës ambulant peshku pranë mbikalimit në Sukth. Dy agresorët, ai thotë, se i takoi para banesës së vet dy ditë para ngjarjes, në orët e vona të mbrëmjes. Njëri prej personave ishte grabitësi i motorrit të tij, Aldi Sejdini, incident, që e kishte denoncuar në “Stop” në vitin 2016. Myrveti akuzon policinë, se nuk iu përgjigj, kur ai telefonoi për dy persona të dyshimtë në derën e tij dhe po kështu zvarriti cështjen e pajisjes me një vendim për kryerjen e ekspertimit ligjor, pas dhunimit.

Pas zvarritjes, që iu bë në stacionin e policisë së Manzës, shtetasit të dhunuar Myrvet Veshi, gazetari i “Stop” e shoqëron Myrvetin të bëjë ekspertizën mjeko-ligjore.Mjeku ia kishte mbyllur më parë telefonin qytetarit, por me këmbënguljen e gazetarit, mjeku bën detyrën dhe thotë, se përgjigjen do t’ia dërgoje Prokurorisë në rrugë shkresore.Në fakt raport ka mbërritur dhe Myrvet Veshi është pajisur me raport 9 ditor për dëmtime, që shkaktojnë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë.Materiali kallzues është në fazën e verifikimit, sipas Prokurorisë së Durrësit.

Të Fundit