STOP-Emisioni i plotë (17 Nëntor 2021) – Stop
Të Gjitha

STOP-Emisioni i plotë (17 Nëntor 2021)

Duke iu referuar ngjarjes makabre të Fierit dhe vrasjes së një fëmije 8 vjecar, kryeministri Rama tha, se policia ka bërë detyrën, por gjyqtarë të korruptuar dhe të degjeneruar janë bashkëautorë të veprave të përsëritura kriminale me vendimet e tyre.Ka reaguar Këshilli i Lartë i gjyqsorit, duke kërkuar, që gjyqtarët të mos etiketohen, por të lihen të lirë në punën e tyre.

Në mars të vitit 2015 në qytetin e Tepelenës janë grabitur dhe dhunuar me armë në banesën e tyre tre-kateshe, dy bashkëshortët e moshuar Naim Çiça dhe Antoleta Çiça.Prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj hetoi ngjarjen dhe një prej të dyshuarve ishte Erigels Mihasi.Për shkak edhe të lidhjes, që Erigelsi kishte në ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në tetor 2018 në Tiranë, prokurori Emëror Kasaj, në janar 2019 nxorri urdhër arresti për shtetasin Erigels Mihasi.Pas kësaj mase, në rrethana të dyshimta Kasaj e zëvendësoi masën e arrestit me detyrim paraqitjeje pas vetëm 6 muajsh. Përsa i përket ngjarjes së Tepelenës, autorësia iu kalua një personi të vdekur, Fabian Gaxha, viktimë e masakrës së bllokut.Për këtë arsye prokurori Emëror Kasaj kërkoi pushimin e cështjes për Erigels Mihasin.Gjykata e Gjirokastrës nuk ia pranoi prokurorit kërkesën për pushimin e cështjes së Tepelenës, duke i dhënë 3 muaj kohë për ta zbardhur tamam atë.Por Kasaj nuk e bëri kurrë këtë, duke cuar në ngjarjen e Astirit të pak ditëve më parë, ku një prej viktimave ishte Erigels Mihasi.

Një ditë më parë prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj shfaqi arrogancë dhe fyerje në komunikim me gazetarin e “Stop”, duke e quajtur maskara dhe budalla. Sot emisioni “Stop” i është drejtuar me shkresë zyrtare ILD-së dhe KLP-së, për aktin e prokurorit dhe shkeljet e tij të panumërta.Lidhur me sjelljen e prokurorit kanë reaguar edhe shoqatat e mediave. Armand Shkullaku, Ylli Rakipi dhe Aleksandër Cipa e quajnë të papranueshëm aktin e njeriut të akuzës, duke kërkuar, që të mos intimidohet media në punën e saj, por njerëzit e ligjit të përgjigjen për denoncimet për shkelje e abuzim me ligjin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *