E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 98(Sezoni 11) 19 Janar 2026- Ndalohet t’i afrohet shtepise, vendimi tjeter e fut ne banese, sherri nene-bije

Bukurije Hoxha denoncon një konflikt të ashpër me vajzën e saj, Etleva Gribizi, lidhur me pronën familjare pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Sipas Hoxhës, Etleva, e cila ka jetuar prej vitesh në Greqi, është rikthyer dhe ka kërkuar pjesë në banesë, ndonëse është e përjashtuar nga testamenti. Ajo pretendon, se vajza dhe nipi i saj e kanë kërcënuar dhe cënuar fizikisht, çka ka sjellë edhe marrjen e dy urdhrave të mbrojtjes nga gjykata.Nga ana tjetër, Etleva Gribizi mohon akuzat dhe deklaron, se ka të drejtë mbi pronën, duke pretenduar, se babai i ka lënë një dhomë në katin e parë të banesës. Ajo akuzon vëllain, se po përpiqet ta përjashtojë dhe pohon, se testamenti është i falsifikuar, pasi sipas saj, është hartuar një vit pas vdekjes së babait dhe nuk mban firmën, apo shkrimin e tij.Çështja ka përfunduar në gjykatë, ku më 9 janar 2026, gjyqtarja e Shkallës së Parë Alma Kodraliu ka vendosur, që Etleva Gribizi të posedojë dhomën në banesë. Vendimi kundërshtohet nga Bukurije Hoxha, e cila pretendon, se ai bie ndesh me urdhrin e mbrojtjes në fuqi deri në fund të shkurtit 2026, që ndalon Etlevën t’i afrohet banesës.

Kreu opozitar Sali Berisha ka vijuar në fundjavë takimet me bazën. Gjatë një takimi në Laprakë, një militant dhe mbështetës i Berishës, i tha atij, se e donte më shumë se babanë e vet.

Disa ditë më parë ishim në qytetin e Kavajës, në lagjen nr. 1, ku banorët përballen prej muajsh me një situatë shqetësuese. Shtetasi Adem (Admir) Veliu mban rreth 150 dele brenda banesës së tij, në mes të zonës së banuar, duke shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore dhe rrezik shëndetësor për familjet, që jetojnë ngjitur me të.Jashtëqitjet e bagëtive përhapen në ambientet përreth dhe depërtojnë në banesat e fqinjëve, ndërsa era e rëndë dhe papastërtia e bëjnë jetesën të pamundur. Banorët u shprehën të frikësuar, pasi sipas tyre, Ademi ka probleme të shëndetit mendor dhe druajnë nga ndonjë reagim i dhunshëm. Në komunikim me policinë dhe ekipin e emisionit, Adem Veliu nuk pranoi përgjegjësi për ndotjen.Ndërkohë grupi ynë i xhirimit filmoi edhe momentin e nxjerrjes së tufës së deleve nga banesa në mes të qytetit.10 ditë më paa, denoncuesi Klodian Hoxha na thotë, se pas transmetimit, delet ikën për disa ditë, por u kthyen sërish në lagjie. Sipas tij, Bashkia ka mbledhur Këshillin Bashkiak, por nuk dihet vendimi.Sulejman Bejtaga, veteriner i Bashkisë Kavajë, u shpreh, se pas vendosjes së gjobës, personi nuk pranoi t’i heqë delet me vullnetin e tij. Në këto kushte, i është nisur një shkresë Drejtorisë së Bujqësisë, që kjo e fundit të bëjë matrikullimin e cdo kafshe, dhe kontrollet për ndonjë sëmundje, e pas këtij procesi, delet do të dërgohen në stalla private, meqë bashkia nuk ka ambiente për to.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑