STOP – EMISIONI 96 (SEZONI 2)

Zgjidhje për pishat në Qytetin e Nxënësve dhe bustin e Faik Konicës.
Një shkollë në Durrës ka bërë mësim këtë javë, edhe pse urdhri i ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj ishte i prerë, që procesi mësimor shtyhej deri në datën 16 janar, për shkak të epidemisë gripale.Pishat në Qytetin e Nxënësve janë prerë sot nga drejtoria e punëtorëve të qytetit, policia bashkiake dhe OSHEE, pas sensiblizimit në “Stop” për rrezikun ndaj kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve. Busti i Faik Konicës ka dalë në dritë pas mjekrës, që qytetarë “artistë”, kishin menduar për të…

Kushtet e motit dhe jetesa ekstreme e komunitetit rom në Pogradec.
Komuniteti rom në Pogradec është strehuar prej 20 vjetësh në një godinë, që ka shërbyer si qendër rezidence për minatorët e zonës. Kushtet e jetesës edhe sot janë të mjerueshme. Familjarët ankohen, se askush nuk kujtohet për vështirësitë e tyre, as në këto ditë me mot ekstrem.Gazetarja e “Stop” iu drejtua bashkisë së qytetit, e cila përmes nënkryetarit Polikron Balliu, premton, se në planet e ardhshme do të jetë edhe një projekt për këtë komunitet.

Momente “pikante” në “Stop”nga realiteti shqiptar.
Një motorr qarkullon duke transportuar bombula gazi. Një polic në Elbasan merr këpucë nga tregtarët.Një burrë në Macukull të Matit lahet në borë. Zyra e shtypit e bashkisë Pukë ka bërë një njoftim shtypi për situatën e motit, ku bien në sy shumë gabime drejtshkrimore në cdo rresht dhe fjalë të tekstit.Janë disa nga momentet pikante, që transmetohen në pjesën e tretë të programit për këtë të premte.

Të Fundit