STOP-EMISIONI 9 (Sezoni 9) 14 Shtator 2023 “Ndaje shpirtin nga nena, godit mallkimin”, video horror te pseudo pastores.

Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale, të një zonje, e cila prezantohet si pastore, e njohur me emrin Alketa. Ajo flet për Jezus Krishtin dhe mbledh njerëz të grupmoshave të ndryshme. Alketa kryen rituale të rrezikshme në emër të pastrimit të shpirtit, shërimit e heqjes së magjisë.Për Vëllazërinë Ungjillore dhe për psikologët, materiale të tilla janë shumë shqetësuese.Këto video janë si skena horrori dhe shumë të dëmshmë për personat, që janë manipuluar.Veprimtaritë publikohen në një profil të emërtuar “ Kisha Online Jezus Krishti Zot”.

Komisionerja e BE-së për cështjet e brendshme, Ylva Johansson, është kapur nga kamerat duke qepur me shtiza, gjatë fjalimit të presidentes Ursula von der Leyen. Ky nuk është rasti i parë, për komisioneren. Ajo e ka pasion qepjen dhe ka thënë, se u ka punuar corape leshi të gjithë bashkëpunëtorëve të saj. Të hënën transmetuam shqetësimin e një prindi të kthyer nga emigracioni. Zonja tregoi, se nuk arriti të regjistrojë fëmijën në arsimin bazë 9 vjecar, për të studiuar edhe instrumentin muzikor.Zonja trokiti në shkollat “Servete Maci” dhe “Dëshmorët e Lirisë”, ku përvec arsimit bazë, bëhen edhe orë për vegla muzikore.Në shkollën 9 vjecare “Servete Maci”, një ndërtesë e re me 8 ambiente individuale për studimin e instrumentit, drejtoresha e institucionit mohoi, që aty studioheshin vegla muzikore.Ne shkuam edhe në shkollën tjetër “Dëshmorët e lirisë”, ku edhe këtu prej dy vitesh nuk kishte konkurs për veglat muzikore.Pas transmetimit reagoi ministria e arsimit, duke publikuar një udhëzim të datës 8 shtator, që për cudi e nxorri në 11 shtator pas emisionit. Udhëzimi në fjalë urdhëron instuticionet e varësisë për zhvillimin e konkursit në datën 13 shtator për veglat muzikore për klasat e para dhe të gjashta.

Pak kohë më parë transmetuam rastin e mashtrimit nga ana e ndërtuesit Sabri Shera. Në zonën pranë Prokurorisë së Tiranës, Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku, që në këmbim të vendit, ku kishte shtëpinë, do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti, Shpëtimi, si pronar i truallit, do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2.Palët lidhën kontratë dhurimi. Tani ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton, se e ka shitur disa herë apartamentin.Ne jemi rikthyer për problemin e zonjës Manuela Mëniku, e cila, në shtëpinë e vëllait të saj, gjen duke bërë punime, blerësin tjetër.Por Manuela tregon, se është thirrur në prokurori dhe falë emisionit “Stop” i janë hapur dyert e institucioneve. Prokurori Arben Agovi e ka sqaruar për zgjidhjen e problemit të saj.

Të Fundit