Faturë energjie një vit pa lexuar sahatin, “Stop” zgjidh problemin.
Eduard Ymeri, denoncon në “Stop”, faktin, se është faturuar 60 mijë lekë të reja nga OSHEE, për kilovatë të mbartur, për shkak së faturisti nuk është dukur t’i lexojë sahatin për gati një vit.Ymeri thotë, se është i gatshëm të paguajë shumën, që i takon, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë njëherësh.Drejtori për mediat në OSHEE, Ardi Kola, pas ndërhyrjes së gazetares, shpjegon zgjidhjen për zotin Ymeri: Ai është klient korrekt, ndaj i është reduktuasr kamata dhe do të paguajë 1 200 lekë të reja në muaj edhe për shkak të statusit të tij ekonomik dhe shëndetësor.
Yzberishti si Sahara, banorët paguajnë ujin, që nuk u vjen që nga 25 qershori.
Banorët e Yzberishtit ankohen, se që pas 25 qershorit, ditën kur dolën në votime, në rubinetat e tyre nuk rrodhi më ujë. Ata thonë, se janë pagues të rregullt të faturave të UKT-së, por edhe autoboti i bashkisë vjen rrallë e me porosi për lagje e persona në mënyrë selektive.Edhe kryeplaku i Yzberishtit deklaron, se janë 10 mijë banorë, që vuajnë mungesën e ujit.Dorjan Zaganjori, inxhinier në UKT thotë, se këta banorë paguajnë aforfe, shumën që mund të barazohet me konsumin e dimrit.Ndrësa, sipas këshilltarit bashkiak Akil Kraja, qytetrëve u lind e drejta të mos e paguajnë shërbimin, që nuk e marrin.
Ish-Këneta Durrës kthehet në origjinë, banorët jetojnë mbi ujrat e zeza.
Një kanal në zonën e ish-Kënetës në Durrës është kthyer në ferr për banorët. Qytetarët thonë, se jo vetëm u është bërë jetesa e pamundur, por edhe fëmijët, që kanë në emigracion, nuk po u vijnë për këtë shkak. Ata i kërkojnë institucioneve dhe kryebashkiakut Vangjush Dako, të zgjidhë problemin e tyre.Gerald Dautaj, kryeinxinier në UKT, sheh si zgjidhje mos hedhjen e ujrave të zeza nga ana e banorëve. Ndërsa Fiqiri Borici, përgjegjës i sektorit të kullim-vaditjes, premton ta zgjidhë situatën në 15 shtator…Nuk dihet sa duhet pritur akoma…