STOP – EMISIONI 8 (SEZONI 3) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 8 (SEZONI 3)

Pagëzimi i qeverisë së re dhe “dushi” i Berishës për Bashën. 
Në ditën e parë të punës, në krye të kabinetit të dytë, Edi Rama dhuroi gjak. Pasditen e djeshme “Rama 2” u betua në presidencën e republikës, ndërsa ministrat, që nuk u konfirmuan, vijojnë jetën postministrore.Në një intervistë mbrëmjen e djeshme, ish-kreu i PD-së Sali Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj Lulzim Bashës, duke i quajtur madje këshilltarët e tij “mizerabël”. Pas transmetimit në “Stop” të kushteve skandaloze të produkteve ushqimore në fabrikën “Osumi food”, AKU ka bllokuar menjëherë aktivitetin e saj.

Skandali seksual i gjyqtarit Boci dhe drejtësia skandaloze, që (nuk) e hetoi.

Thuajse një vit më parë, emisioni “STOP” transmetoi skandalin seksual të kreut të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Por sot, pas një viti, çështja duket qëlimshëm e pahetuar profesionalisht.

Fillimisht Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kishte në dorë çështjen, shpalli moskompetencën, duke e kaluar dosjen në prokurorinë e Fierit. E njëjta gjykatë nuk veproi në të njejtën mënyrë me rastin e gjytarit të Beratit, Shyqyri Çobo, mbi të cilin rëndonte e njëjta akuzë.

Edhe në Gjykatën e Fierit dosja e Boçit u mbyll nga prokurorja Elida Hoxhaj, e cila nuk e thirri kurrë “viktimën” e kërkesës seksuale të gjyqtarit. Po kështu nuk u hetua as kërcënimi i tij ndaj vajzës në fjalë, duke e kthyer kështu skandalin seksual të Guximtar Boçit në skandalin e drejtësisë shqiptare.

Emisioni investigativ “STOP”, më datë 27 Tetor të vitit 2016, publikoi denoncimin e një qytetareje, e cila ka thënë se kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i ka kërkuar seks në këmbim të drejtësisë.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkuar takim me kreun e saj, Guximtar Boçi. Por në zyrën e tij, kryetari ka tentuar ta puthë dhe i ka bërë ofertë seksuale.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.

Qytetarja – Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.
Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.
Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?
Gjyqtari – Ja të ikin këta. Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojmë içik kësaj?
Përderisa nuk doje ti…
Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Në faqe në faqe të putha, është respekt.

Qytetarja ka refuzuar të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, ndaj humbi çështjen. Ajo thotë se dështimi i saj ka të bëjë me refuzimin që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon se fillimisht kryetari, Guximtar Boçi ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë që i thashë Guxim unë nuk e bëj dot, bëj ç’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.
Blerta – C’a?
Qytetarja – Të veja me të.
Blerta– Ëhë.

Më pas gjyqtarja Blerta i ka thënë se e mori vendimin në disfavor të saj, për shkak se e kishin njoftuar nga KLD-ja se do t’i vinin kontroll për këtë dosje. 

Blerta– Troç fare, unë nuk e bëra, se ajo filloi me letra. Filloi me ankesa edhe mua më erdhi sinjal nga shoqja ime, që e kam në KLD. Tha: Blerta do vijnë për filan dosje.

Por në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk ka vetëm kërkesa për seks, por edhe shumë korrupsion e kërcënime. Emisioni “STOP” transmetoi një tjetër regjistrim audio, ku kreu i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i tregon qytetares, sesi të veprojë në Apel, sa para të japë, se ndryshe nuk e fiton dot çështjen.

Qytetarja – Si s’ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t’i jap?
Gjyqtari – Po ku di unë, unë s’jam ai tani.

I gjithë ky skandal mbyllet me kërcënimin me jetë që Guximtar Boçi i bën qytetares, kur kjo e fundit i thotë, se e ka regjistruar…

Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde!

Qytetarja – Të tëra regjistrimet që kam, të hënën i ke te gazetarja. Hajt mirupafshim tashi!

Gjyqtari – Ti atë bën edhe …

Qytetarja – Ja të shohësh.

Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.

Qytetarja – Po.

Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.

Prokurorët e Krimeve të Rënda zbarkuan në Televizionin Klan për të marrë regjistrimet audio, të regjistruara nga qytetarja, në lidhje me skandalin seksual.

Të nesërmen, më datë 28 Tetor 2016, KLD shkarkoi dhe pezulloi Guximtar Boçin nga detyra si kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, si dhe nisi një hetim mbi gjykimin e çështjes nga gjyqtarja Blerta Çibuku.

Çështja shkoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Guximtar Boçi ka dëshmuar për rreth 90 minuta përballë prokurorëve Pranvera Pustina dhe Arenc Çela.

Por qytetarja sot në emisionin “STOP” thotë se përveç dëshmisë që ka dhënë në Prokurorinë e Gjirokastrës, nuk është kontaktuar më.

“Vetë jam interesuar. Kam kërkuar një takim me prokuroren e çështjes, Pranvera Pustina. Kam arritur të takohem me të, por më ka pyetur thjesht si një bashkëbisedim, as më ka marrë deklarim, absolutisht asnjë gjë.”

Prokuroria e Krimeve të Rënda delegoi çështjen e Guximtar Boçit në Prokurorinë e Fierit për moskompetencë. Qytetarja shprehet se është vënë në dijeni nëpërmjet mediave, pasi nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar prej tyre.

Emisioni investigativ “STOP”  provon se kjo çështje nuk është trajtuar siç duhet, pasi e krahason me rastin e gjyqtar Shyqyri Çobo, çështja e të cilit është referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe nuk është deleguar në asnjë prokurori tjetër.  

Denoncuesja tregon se nuk është kontaktuar nga prokurorja e çështjes në Prokurorinë e Fierit, Elida Hoxha tha se është interesuar vetë për ecurinë e hetimit në muajin Qershor. Pas insistimit të vazhdueshëm për të lënë takim me prokuroren Hoxha ose edhe për t’i lënë një kërkesë me shkrim, asaj iu komunikua nëpërmjet një njoftimi zyrtar se çështja ishte pushuar.

“Nuk jam dakort për shumë pika të hetimit. E para që prokurorja nuk i referohet aspak një fakti, që për mua është shumë i rëndësishëm. Mua Guximtar Boçi, pasi e vura në dijeni në lidhje me të gjitha regjistrimet që i kisha bërë, më ka kërcënuar me jetë: ‘Ne na ndan plumbi’. Në këtë hetim nuk është referuar në asnjë pikë të vetme.”

Qytetarja rrëfen se Boçi ka pretenduar në prokurori se nuk e njeh, ndërsa gjyqtarja e çështjes së saj, Çibukaj ka deklaruar se nuk ka patur ndërhyrje nga kryetari. E pyetur nga gazetari i emisionit “STOP” nëse janë hetuar tabulatet telefonike, ajo thotë se nuk janë hetuar as ato e as kamerat survejuese të lokaleve ku kanë pirë kafe.

“Aty është bërë një hetim si ta kishte bërë ndonjë nxënës!”

Gazetari i emisionit “STOP” tregon një listë të gjatë me pikat që duhet të kishte hetuar prokurorja e çështjes, Elida Hoxha.

Denoncuesja thotë se vendimin e prokurores Hoxha për të pushuar çështjen  e ka ankimuar prej rreth 1 muaji e gjysmë, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga gjykata e Fierit.

Skandali i shitjes së librave, blerja me detyrim për dy vjet.
Në nisje të vitit të ri shkollor, “Stop” ka zbuluar, se për të blerë tekstet për klasën e 10-të, duhet të marrësh me detyrim edhe ato të klasës së 11-të, të paktën për 3 libra. Një situatë e tillë është filmuar në qytetin e Vlorës. Nga ana tjetër në DAR Vlorë thonë, se për këtë gjë, kanë urdhër nga Ministria e Arsimit.Më pas ndalemi në Zallbastar, aty ku “Stop” dhe “Fundjava ndryshe” 100 canta shkolle.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *