STOP – EMISIONI 9 (SEZONI 2)

Seanca e “drogës” dhe problemet e shkollave!
Kryefjalë e seancës së sotme parlamentare ishte kanabisi. Deputetë të majtë e të djathtë u vunë në rradhë, për të folur për mbjelljen apo korrjen e hashashit, në varësi nga përkatësia politike. Nga ana tjetër vijojnë problemet e shkollave. Një video e një qytetari tregon rradhët e gjata, për t’u pajisur me libra shkollorë. Ndërsa në një shkollë 9-vjecare në Elbasan, mësuesja debaton me drejtorin e shkollës, pasi ky i fundit prej disa ditësh nuk i jepte regjistrin.

 
 
Policia e Peqinit “strehon” për 4 vjet motorrin e qytetarit.
Ibrahim Hasmuca është një qytetar , që pas një aksidenti ka qëndruar një javë në koma. Por edhe sot pas 4 vjetësh, ai nuk ka mundur të marrë motorrin e tij. Në polici i thonë, se e kanë hyrje në inventar, por nuk kanë një shkresë nga prokuroria. Në të kundërt prokurori Arbër Berexha thotë, se e ka cuar letrën në polici. Gazetari i “Stop” ndërhyn dhe qytetarit i kthehet motorri pas 4 vjetësh “peng” në policinë e Peqinit.
 

Tajar Mukaj dhe burgu për akuzën e pabazë.
Djali i 70 vjecarit Tajar Mukaj ankohet në “Stop” me pretendimin se i ati po bën burg për një akuzë të paqenë. I moshuari është dënuar me 7 muaj heqje lirie, për falsifikim dokumentash në hipotekën e Lushnjes, edhe pse nuk ka punuar kurrë në këtë institucion. Ekspertiza e gjykatës ka dalë në përfundimin, se dokumentat nuk janë nënshkruar nga zoti Mukaj, por ky i fundit vijon të mbetet i privuar nga liria.

Të Fundit