Aurora Liço, nga Vlora, në vitin 2015 pezulloi aktivitetin e saj “Internet kafe”, të cilin e përdori për rreth 4 vjet në këtë qytet.Para pak kohësh i kërkojnë nga tatimet të paguajë 5 milionë lekë për shkak, se rezulton me detyrime të papaguara për periudhën janar 2018-qershor 2018.Por, cfarë ka ndodhur? Një zonjë po me të njëjtin emër, por me subjekt “parukeri” në Tiranë, rezulton se ka bërë aktivizimin e aktivitetit, por me Niptin e pezulluar të Aurorës nga Vlora. “Stop” zotëron formularin e aplikimit që është bërë në janar 2018. Ky formular tregon qartë se përvec emrit të njëjtë “Aurora Liço” dhe Nr të Niptit, cdo gjë tjetër ndryshon dhe është miratuar duke hedhur firmën, nëpunësja e QKB Tiranë, Blerina Hoxha.Sokol Kananaj, drejtor i Tatimeve Vlorë thotë, se është në dijeni të rastit.Ai shpjegon, se është këshilluar tatimpaguesi, që të ndjekë rrugët e duhura ligjore në QKB, Apelimi Tatimor etj. Pas gjithë kësaj procedure pranohet, se ka ndodhur ky problem.QKB, në përgjigjen, që i nisi emisionit “Stop”, u shpreh se, i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Vlorë, ku i kërkon që të merret parasysh, se subjekti në fjalë, është ngarkuar gabimisht me detyrime tatimore, gjë që do të zgjidhet.
Në nisje të vitit të gjithë mendojnë dhe urojnë, që ai t’u sjellë sa më shumë gjëra të mira e të gëzueshme. Sa besojnë shqiptarët te horoskopi dhe a bine dakord me shenjën nën të cilën kanë lindur? Ne kemi realizuar intervista, përgjigjet e të cilave janë plot humor.
Ndodhemi në Divjake, në lagjen numër 3 tek familja Jaliq.Raimonda Jaliq, tregon, se që në moshën 9 vjecare ka filluar të ketë probleme shëndetsore. Ajo calonte dhe operoi këmbët. Në moshë të vogël mbeti jetim dhe më pas u martua. Nga varfëria vajzën e madhe e la në jetimore, dhe e mori pas 2 vitesh. Të dytën firmosi, që ta linte 3 vite po në jetimore, po gjatë kësaj kohe u sëmur dhe nuk e mori më. Vajza e dytë është birësuar në Tiranë dhe Raimonda nuk e ka parë më. Prej 5 vitesh jeton me karrige me rrota dhe merr kemp 260 mijë lekë dhe ndërsa bashkëshorti merr 110 për kujdestarinë, por edhe ai është i sëmurë me tumor në prostatë dhe duhet operuar.Pas apelit të kësaj familjeje, gazetarja e “Stop” bashkë me “Fundjavë ndryshe” cuan ndihma ushqimore.
Nga ana tjetër, Blerim Zeneli, përgjegjës i shërbimit social në Bashkinë Divjakë thotë, se kjo familje është ndihmuar cdo muaj me pako ushqimore dhe ndihma për vajzën, por është e vështirë t’i ndërtohet një shtëpi, pasi nuk ka truall.