STOP-EMISIONI 89 (Sezoni 9) 4 Janar 2024- Zjarri nga shkendija i shkrumboi biznesin, kerkon demshperblim.

Altin Dedej, një qytetar nga Lushnja, tregon, se në shtator 2023, zjarri i ka djegur biznesin, ku kishte materiale ndërtimi dhe një makinë audi. Ai thotë, se ka pamjet filmike, ku duket, që shkëndija elektrike e ka shkaktuar zjarrin. Për këtë arsye Altini kërkon dmshpërblimin, që mendon se i takon.Në këto kushte, iu drejtua Zyrës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku i thanë, se duhet t’i drejtohet gjykatës.Në shkresën e prokurorisë së Fierit për këtë ngjarje, shkruhet, se në bazë të ekspertizave, shkak i zjarrit mund të jetë shkëndija elektrike. Drejtoria e Oshe-së Berat nuk e ka pranuar këtë konkluzion, pasi sipas saj, kabllot kanë qenë në rregull. Ne iu drejtuam Drejtorisë Qendrore të OSHEE-së, për të pyetur për një marrëveshje dhe na u tha, se duhet të shihet nga grupet e ekspertëve të këtij institucioni, të cilët nëse nuk binden, se shkëndija ka qenë shkaku i zjarrit, qytetari duhet t’i drejtohet gjykatës.

Në lagjen 5 në Durrës, në bllokun e banimit, ndodhet një lavazh, i cili në vitin 2019, kur nisi aktivitetin, u pajis me leje të tipit C, që jepej nga Ministria e Mjedisit, Agjencia e Mjedisit. Sot është institucioni vendor, që bën monitorimin e parametrave, merr masa, vendos gjobat, apo mbledh taksat. Njëri prej banorëve ankohet, se ky subjekti në fjalë, prej vitit 2019 e deri më sot, është kthyer në një shqëtësim, sepse shkakton zhurma.Problem për zhurmat ka pasur dhe ka edhe një shkollë, që ndodhet pranë lavazhit.Administratori i subjektit shprehet, se institucionet i thonë, se është në rregull,ndërsa banorët ankohen.në këto kushte ai thotë, se nuk di, se cfarë zgjidhje t’i japë problemit.

Një video tregon, sesi reagojnë papagajtë, kur lahen për herë të parë. Një qen-robot i prodhuar në Kinë ecën me 6 metra për sekondë e nuk ndalet nga asnjë pengesë.Pamjet e filmuara nga një liqen i ngrirë në Alaskë, janë spektakolare.Nga sipërfaqja e ngrirë duket të mënyrë të përsosur cdo gjë poshtë.

Të Fundit