STOP-EMISIONI 86 (Sezoni 9) 1 Janar 2024-Humori, si ia beri Rama 8 me 2 Putinit ne seancen e OKB-se.

Saimiri dhe Genti bëjnë humor me pjesëmarrjen e kryemistrit Rama në samitin e përvitshëm të OKB-së, duke thënë, se atje Rama ia bëri 8 me 2 Putinit.Në në prej puntatave dhe për shkak të një videoje të transmetuar, Saimiri i bie fizarmonikës, duke sjellë një atmosferë krejt ndryshe në studio.Në një emision, cunat bllokojnë kërcimin e fllonxave, duke hedhur karriket në mes të studios, për të marrë shembull nga seanca parlamentare e rradhës.

Saimiri dhe Genti pyesin vajzat për numrin e redaksisë së emisionit, ku qytetarët mund të denoncojnë problemet e tyre, por ato e nuk e dinë. Kjo gjë shkakton humor dhe ngacmime në studio.Në një tjetër moment gazmor, cunat bëjnë punëdore në studio. Në nisje të një puntate emisioni, e në vijim të hyrjes së programit, Saimiri e Genti bëjnë humor me këngën e brigadierit.

Një video e transmetuar me një buf në Shkodër, shkakton humor në studio, për shkak edhe të krahasimit me fllonxat tona.Vera, që kaloi, u quajt edhe si një pushtim i dytë i Shqipërisë nga italianët, për shkak të turistëve të shumtë italianë, që mësynë në vendin tonë.Në momente humori, Saimiri dhe Genti, komentojnë, se Selam Musai nuk i kishte shezllonët gati, për t’iu përgjigjur kërkesave të “pushtuesve” italianë. Humor në studio edhe me clirimin e Tiranës.

Të Fundit