Kryeministri Rama më i dështuari dhe pasuria e zyrtarëve të lartë.
Revista “Politico” ka renditur kryeministrin shqiptar Edi Rama si liderin më të dobët dhe të parëndësishëm të Europës. Kreu i ILDKPI-së Shkëlqim Ganaj ka deklaruar, se 10 zyrtarë të lartë deputetë, gjyqtarë e prokurorë kanë 40 milionë euro pasuri të pajustifikuar. Ujrat e zeza në Tiranë janë kthyer në problem për banorët, por zyrtarët e shtetit thonë se është faji i fimrave ndërtuese.
Gjykata Administrative e kthen në punë, por Këshilli i Qarkut Fier nuk e zbaton verdiktin.
Specialisti Lefter Fejzullau është hequr nga puna nga Këshilli i Qarkut të Fierit. Pasi ndoqi rrugën ligjore, Gjykata Administrative vendosi kthimin në punë dhe pagesat, që nga dita e largimit. Por kjo nuk është zbatuar dhe financieri Bilbil Velaj, thotë se duhet të mblidhet këshilli që të miratojë buxhetin, ku do të vendoset dëmshpërblimi për Fejzullaun.
Mungesë mbikalimi të Rruga e Elbasanit, zgjidhja për të paralizuarin në Elbasan.
Në rrugën e Elbasanit pranë Fakultetit Ekonomik ka mungesë mbikalimi. Një grua e pastrehë fle para bashkisë së Mamurrasit, pasi nuk ka ku të fusë kokën. Rasti i të paralizuarit nga qyteti i Elbasanit rezultoi “ me fund të lumtur”. Vec operacionit, edhe një ndihmë financiare për të, nga qytetarët. Ndihma kanë dorëzuar disa të rinj edhe për rastin e të riut me aftësi të kufizuara në Sukth.