STOP-EMISIONI 84(Sezoni 10) 26 Dhjetor 2024-“Casa Tatjana”, ben konviktet shteterore hostel, konflikt me qiradhenesin.

Jemi në Vlorë me qytetarin Shkëlqim Meta, i cili tregon, se në vitin 2022 i jep me qira objektin e tij Tatjana Bullës dhe bashkëshortit të saj për restorant tradicional, për 4 vjet. Por qiramarrësit e kthejnë atë në hostel. Shkëlqimi bën revokim të kontratës, por bashkëshortët Bulla nuk e lirojnë objektin, megjithëse tani jaanë drita dhe ujë.Ne u takuam me zonjën Bulla, por ajo pretendon, se është në rregull me shtetin, pasi ka ndryshuar niptin. Ajo nuk merr fare në konsideratë ndryshimin e njëanshëm të kontratës me qiradhënësin.Ne mësuam, se Tatjana Bulla, para se të merrte objektin e zotit Shkëlqim Meta, kishte qëndruar në konviktet shtetërore të shkollës mjeksore të Vlorës, ngaku e kishin nxjerrë me polici, pasi publikonte hapësirat shtetërore i reklamonte për hostel.Avokati Arben Llangozi, pasi u njoh me dokumentet dhe veprimet, konstatoi shkelje e tha, se këtë rast do ta marrë përsipër pa pagesë.

Një qytetar ka sjellë një video në redaksinë tonë. Ai thotë, se ka ndjekur me vëmendje emisionin, mbi përzierjen dhe mashtrimin me vajin e ullirit dhe ka vendosur ta bëjë vetë atë.

Grisilda Malecaj, një qytetare nga Lezha tregon, se nuk mundet të regjistrojë pronën e babait, që e ka fituar me AMTP në vitin 1996. Për shkak, se nuk gjendet AMTP origjinale, Kadastra nuk e regjistron. Qytetarja dyshon, se amtp origjinale e kësaj prone është zhdukur në zyrat e institucioneve, ndaj i është drejtuar edhe prokurorisë, e cila nuk e ka nisur procedimin, pasi e konsideron një problem administrativ. Për këtë rast është marrë në pyetje edhe ish-drejtuesi i kadastrës së Lezhës, i cili ka shpjeguar, se amtp-të si të rregullta dhe ato të parregullta, janë marrë në dorëzim nga ish-ZRPP që para 20 viteve.Megjithëse në tërësi instiucionet vendore janë shprehur mbi vërtetësinë e kësaj prone, nuk dihet, se pse Kadastra nuk ka lëshuar dublikatë dhe më pas ta certifikojë këtë pronë.

Të Fundit