STOP – EMISIONI 83 (SEZONI 3)

Rrofshin festat, por mbi të gjitha….politikanët…!!!
Ministrja Olta Xhacka kishte organizuar një festë me gazetarët, por shumë njerëz të medias nuk mundën të shkojnë. Në ftesën e ministres së mbrojtjes shkruhej, se pritja ishte ditën e premte datë 27 dhjetor,kur kjo datë ishte e mërkura e djeshme.Politikanë e ministra janë sulur këto ditë në ambiente fëmijësh e të moshuarish të pamundur, për t’u shfaqur vetë sërish në ekrane. Si në cdo datë të shënuar, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka e Fatmir Xhafa, nuk harruan të privatizojnë festat e të vihen nën dritat e prozhektorëve.

“Stop” dhe Spitali Amerikan i kthejnë dritën e syve Shpëtim Balliut.
Suzana Balliu i drejtohet emisionit “Stop” me lutjen për ta ndihmuar për t’i kthyer shikimin vëllait të saj 55 vjecar,Shpëtimit, i cili është plotësisht i verbër. “Stop” kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e Spitalit Amerikan dhe pas vizitës, mjeku okulist Nadon Qafa premtoi ndërhyrjen me ultratinguj dhe zgjidhjen e problemit të Shpëtim Balliut.Në mes të dhjetorit kryhet ndërhyrja dhe “Stop” asiston deri në heqjen e fashove të nesërmen.Shpëtimi nuk i shmang dot emocionet dhe shpreh mirënjohjen për kthimin e dritës së syve.

Humanizëm në “Stop” për të pamundurit e familjet në nevojë.
Në fokus të kësaj pjese të emisionit janë ndihmat dhe solidariteti për familjet në nevojë dhe personat e pamundur. Të holla dhe pako ushqimesh për Musa Savën në Kamëz nga qytetarë dhe “fundjava ndryshe”.Ndihma dhe për 63 vjecaren e sëmurë në Kombinat, Sulltane Hasani. Fundjava ndryshe ka ofruar ndihma edhe për familjen Gjërduni në Pajovë të Peqinit. Në këtë mënyrë japim shembullin e solidaritetit dhe humanizmit me ata që kanë më pak mundësi se të tjerët.

Të Fundit