STOP – EMISIONI 82 (SEZONI 3) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 82 (SEZONI 3)

Rama përshëndet nga SHBA, por pensionistët me orë nëpër rradhë.
Kryeministri Rama zgjodhi të na përshëndesë me një kartolinë urimi nga qyteti i Korcës, kur vetë ndodhet në SHBA. Nuk dihet qëllimi i mungesës së gjatë të kryeministrit, por ajo që dihet, është se Rama i ka hipur avionit që në 18 dhjetor, menjëherë pas votimit të kryeprokurores së re të përkohshme Arta Marku. Më pas shfaqet një video me pensionistë e qytetarë, që mbajnë rradhë tek pensionet, apo në ambulancë.

Spitali i Elbasanit, kirurgët e dytë në gjumë, por paguhen si në punë.

Në emisionin “STOP” ka mbërritur një denoncim, sipas të cilit, kirurgët e dytë në spitalin “Xhaferr Kongoli” në Elbasan nuk rrinë në detyrë kur janë turni i tretë. Gazetarja shkoi në qytetin e Elbasanit për të hetuar sesi qëndron e vërteta.

Kamera e fshehtë provoi se kirurgët e dytë ishin në shtëpi gjatë orëve të mbrëmjes, kur duhet të ishin në detyrë. Emisioni ”STOP” ka llogaritur dëmin financiar që vjen nga mjekët, të cilët paguhen pa qenë në punë.

Për këtë çështje emisioni iu drejtua me shkresë zyrtare drejtorisë së spitalit, të cilët thanë se “nuk ka ndodhur kurrë të mungojnë kirurgët, pasi ata janë të domosdoshëm dhe janë gjithmonë në ekip bashkë”.

Pas diplomimit mjekët betohen: “Në çastin kur po hyj në rradhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe”.

Por emisioni “STOP” provon të kundërtën…

Rasti 1

Doktoresha – Si jeni?

Qytetarja – Mirë! Si jeni?

Doktoresha – Çfarë problemi kishit?

Qytetarja – Dua të takoj dr. Stafën!

 Doktoresha – Doktor Fatosin? 

Qytetarja – Po!

 DoktoreshaDoktor Fatosi është në shtëpi.

 Qytetarja – Ah! Nuk është për momentin?

 Doktoresha Jo!

****

Rasti 2

Qytetarja – Përshëndetje! Si jeni? Kam pak dhimbje barku. Dua të takoj doktoreshë Julin!

Doktori Nuk është doktoreshë Juli sot. Nesër në mëngjes!

Qytetarja – Nuk është sot?

Doktori – Jo, jo!

Rasti 3

Qytetarja – Më falni!

Doktori – Çfarë kishe?

Qytetarja – Unë kam dhimbje barku. Isha tek Urgjenca dhe më thanë: shko tek doktor Iliri!

Doktori – Doktor Iliri?

Qytetarja – Po!

Doktori – Nuk është sot doktor Iliri.

Qytetarja – Ah! Nuk është sot?

Doktori – Është kirurg  tjetër.

Gazetarja e emisionit “STOP” tregon se sipas rregullave, gjatë turnit të tretë duhet të jenë dy kirurgë, njëri animator, ndërsa tjetri ambulancë. Ajo mundi të siguronte listën e mjekëve të turnit të tretë gjatë muajit Tetor dhe Nëntor.

Emisioni “STOP” ka investiguar dhe ka vërtetuar nëpërmjet kamerave të fshehta se kirurgët e dytë qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht se paguhen për të qenë në Urgjencë.

Pagesa që merr një mjek i dytë roje për ditët e zakonshme është 5200 lekë, për ditët e shtuna 5600 lekë, ndërsa për ditët e diela dhe festat 6600 lekë.  

Për muajin Shtator, këta mjekë të dytë roje janë paguar në total me vlerën prej 120 200 lekësh të reja, ndërsa për muajin Tetor 125 000 lekë të reja. Me pak fjalë, kirurgët e dytë nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë dhe ndërkohë janë paguar rregullisht.

Ndaj, emisioni “STOP” i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë Spitalore Elbasan “Xhaferr Kongoli”, por ata e hodhën poshët këtë akuzë, duke thënë:

“Nuk ndodh sepse të dy kirurgët janë të domosdoshëm dhe janë gjithmonë në ekip bashkë. Janë ekip të vendosur sipas protokollit mjekësor. Nuk ka rezultuar asnjëherë të na paraqitet ankesë për mungesë të kirurgut të dytë nga kirurgu i parë, Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë apo kontrollet e zyrës së Burimeve Njerëzore.”

Domethënë, sipas Drejtorisë Spitalore Elbasan, gjithçka pamë dhe dëgjuam nëpërmjet kamerave të fshehta të emisionit “STOP” nuk janë të vërteta…

Shpërthimet në Marinëz, saga e qytetarit, që endet nga banesa në cadër.
Më shumë se dy vjet më parë, banorët e Marinzës u tronditën nga shpërthimet e gazit dhe banesat e tyre u dëmtuan.Agron Prifti, është një nga “viktimat” e këtyre shpërthimeve, që u detyrua të lerë banesën e dëmtuar, për të hyrë në një cadër, që i ofroi bashkia e Roskovecit.Pas një viti edhe cadra u dëmtua dhe Agroni u rikthye në atë, që kishte mbetur nga banesa e vjetër.Mëgjithëse u premtua dëmshpërblim, Agroni ende nuk ka marrë asnjë lek.Nënkryetari i bashkisë Isa Hoxha thotë, se ka shumë familje në këtë gjendje, por pritet përgjigje nga Enti Kombëtar i Banesave.Në një bisedë telefonike, Redi Kodra, nga Enti i Banesave thotë, se lista ka kaluar tek Emergjencat Civile dhe pritet VKM-ja e këshillit të ministrave për vendimin e dëmshpërblimit…!

Dëmtimet e shtëpive në Marinëz.
Bisedë telefonike me Entit Kombëtar të Banesave.
Redi Kodra – Alo!
Gazetari- Alo, përshëndetje! Si jeni ju? Unë jam Olsi Çala, gazetar në emisionin “Stop”.
Redi Kodra – Po, urdhëro!
Gazetari- Të lutem, a mund të më presësh të bisedojmë dicka, sa i takon këtyre banesave të Marinzës?
Redi Kodra – Të lutem, ne jemi në procedim e sipër dhe pa dalë VKM-ja, nuk mundem dot t’ju pres. Duhet të kuproni, që është një proces në vazhdimësi dhe unë jam në përfundim të tyre. Ju lutem më lini pak kohë dhe unë mund t’ju përgjigjem me kënaqësi!
Gazetari- Të bëhej me dije procedura, që këtë sikur ma the, që është në proces dhe duhet të presim VKM-në. Jemi në kuadrin, që edhe ata të informohen, se në ç’pikë jemi.
Redi Kodra – Po të them pra, unë kam akoma grupin në terren, për pak ditë mbyll listat përfundimtare dhe kjo është procedura. Listat i kalojnë emergjencave civile dhe Emergjencat Civile bëjnë projekt-propozimet për në Këshill të Ministrave.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *