E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP – EMISIONI 83 (SEZONI 2)

Bakshish “në natyrë” për policin bashkiak…
Në maternitetin e Durrësit pema festive është kompozuar me doreza operacioni. Një polic bashkiak merr si “bakshish” veshmbathje nga një tregtar. Kanali në Mërtish të Divjakës është në gjendje të mjerë. Janë këto disa nga situatat që transmetohen dhe komentohen në pjesën e parë të emisionit “Stop” për ditën e sotme.

Fabrika “vrasëse” e cimentos në Fushë-Krujë
Banorët e Fushë-Krujës ankohen për ndotjen nga fabrika e cimentos. Ata thonë, se e kanë ngritur zërin disa herë, por fjala e tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Në fakt pamjet që vijnë nga zona nuk kanë nevojë për shumë koment. Edhe frutat dhe perimet “vuajnë” ndotjen dhe pasoja në shëndetin e banorëve është e paevitueshme. Përfaqësues të bashkisë thonë, se e kanë referuar shqetësimin në ARM dhe Ministrinë e Mjedisit, por zgjidhje nuk ka.

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin Klan sjell pamjet dhe shqetësimet e banorëve të Fushë Krujës sa i përket ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në këtë zonë. Ata thonë, se e kanë ngritur zërin disa herë, por fjala e tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Në fakt pamjet që vijnë nga zona nuk kanë nevojë për shumë koment, pasi çdo gjë është e pluhurosur nga tymi që lëshon fabrika. Bimësia është tepër e varfër dhe e ndotur, duke sjellë pasoja në shëndetin e banorëve.

“Unë shtëpinë e kam shumë afër fabrikës së çimentos dhe çdo javë ne po shkojmë nëpër spitale nga ndotja që krijon kjo fabrikë, – shprehet një banor i zonës.

Një tjetër banor ngre shqetësimin se: “Ka një zhurmë shumë të madhe gjatë natës, por edhe pluhuri më i madh ndodh në orët e mbrëmjes. Mushkëritë tona janë copëtuar. Nuk po qajmë hallin e mushërive tona, port ë fëmijëve dhe pleqve.”

“Fëmijët javë për javë shkojnë në spitale, ndërsa mosha e tretë ka pengesa në frymëmarrje. Të gjitha këto vijnë nga ndotja. I bëjmë thirrje shtetit të marrë masa për këtë fabrikë”, – ankohet një tjetër qytetar.

“Unë banoj 300 metra larg fabrikës së çimentos. Unë dua të jetoj si një qytetar i lirë dhe pa ndotje. Është një situatë alarmante ku fëmijët po vuajnë çdo ditë, por edhe ne e ndjejmë. Nuk tolerohet kjo situatë me pluhur dhe ndotje të paparë. Nuk mund të marrësh një frut për të ngrënë se është i gjithi me pluhur çimentoje.”

Këtu nuk mund të jetojmë shprehet Rajmonda, banore e kësaj zone. Ajo thotë se shumë sëmundje po i prekin dita ditës si alergji, probleme me frymëmarrjen etj. “ Të bëhet diçka për fëmijët tanë se kështu nuk mund të jetojmë.”

Emisioni “STOP” solli pamjet ku edhe bimësia e kësaj zone, pra flora është e mbuluar nga emetimi i gazrave të fabrikës së çimentos. Gjithçka në këtë zonë ka marrë ngjyrën gri duke filluar që nga bimësia, frutikultura, agrumet, por edhe shtëpitë që ndodhen pranë fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Përfaqësues të Bashkisë thonë, se e kanë referuar shqetësimin në Agjensinë Rajonale të Mjedisit në qarkun e Durrësit dhe Ministrinë e Mjedisit, por zgjidhje nuk ka.

“Çfarë masash keni marrë sa i përket ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në Fushë Krujë?
Ne si Bashki kemi marrë masa për adresimin e problemit në instancat përkatëse që është konkretisht Ministria e Mjedisit bashkë me ARM – në qarku Durrës. Ato bëjnë monitorim periodik faktikisht, por përmirësim nuk ka. Bashkia nuk i ka kapacitetet e duhura që të bëhët një monitorim profesional i problemit. 

Ju mungojnë teknikat për ta realizuar këtë?
Teknikat, por edhe kompetencat në një farë mënyre. Nëpërmjet taksave lokale ne i kemi taksuar maksimalisht.

Sa është rritur taksimi ndaj këtij subjekti?
Ka një rritje prej rreth 30 % të taksimit për arsyen e vetme që këto taksa të kanalizohen në buxhetin e ardhshëm. Ne do të kontraktojmë një shoqëri që është e specializuar për monitorimin e saktë dhe shkencor të ndotjes, që shkaktojnë këto fabrika.”

Pishat e rrugës Tiranë-Elbasan dhe një aksident i paralajmëruar.
Në muajin tetor emisioni “Stop” transmetoi rrezikun, që përbënin për kalimtarët dhe automjetet, pishat në rrugën Tiranë-Elbasan. Dhe në fakt, ajo që u paralajmërua, ndodhi. Nikolla Puriqi, shofer prej 5 vjetësh në linjën Tiranë-Elbasan, përmes një agjensie udhëtimi, tregon ngjarjen. Mbrëmjen e 23 dhjetorit autobuzi me 20 pasagjerë, u përplas me pishën gati në rrëzim, për të shmangur aksidentin me një tjetër automjet. Për pasojë, xhami i autobuzit u thye, duke rënë mbi shoferin dhe vajzën, që ishte ulur në vendin e parë. Vetëm fati i shpëtoi pasagjerët nga dëmtimi.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑