STOP-EMISIONI 8 (Sezoni 9) 13 Shtator 2023- “Zane, luaneshe, shperthe zinxhire skalleverie”, pleqte sherr me thika per nje grua.

Jemi në Tiranë, pasi dy të moshuar 71 dhe 73 vjec, janë futur në sherr për një grua. Njëri prej tyre është goditur edhe me thikë, për shkak të xhelozisë.Merdan Xhafa, 71 vjec është ankuar për 73 vjecarin, Fatmir Zika, të dy banues në zonën e Freskut. Zika e ka goditur në trup Merdanin me mjet mprehës, gjatë kohës, që ai po pinte kafe me një zonjë, rreth 60 vjec, të cilën e ka punësuar në shtëpinë e vet, në gusht 2023.I gjithë konflikti bëhet pikërisht për këtë zonjë. Kjo e fundit mohon të ketë lidhje me 73 vjecarin, por thotë, se punon për bukën e gojës e ka halle familjare.

Drejtuesit demokratë kanë zhvilluar edhe sot mbledhje të ndara. Lulzim Basha ka mbledhur në mbrëmje kryesinë e re e po kështu Gazmend Bardhi thirri në takim deputetët opozitarë.Por ndërsa segmente të ndryshme të PD-së vazhdojnë të konfliktohen për vulën zyrtare, “Stop” ka treguar, se kush e ka në të vërtetë atë.

Ndalemi në garën e korrikut në Abu Dabi, ku 3 sportistë nga Shqipëria udhëtuan me shpenzimet e tyre, për të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe u penguan nga presidenti i federatës së ndeshjes së lirë, Arjan Rizaj, me pretendimin, se ata nuk janë të anëtarësuar. Trajneri Naim Seferi shpjegon, se pagesën për anëtarësim e kanë bërë dhe kanë qenë pjesëmarrës në kompeticione të tjera brenda vendit, apo dhe në Ballkan.Babai i njërit prej sportistëve, Valentin Zefit, tregon, se cfarë ndodhi me udhëtimin në Abu dabi dhe si u braktisën sportistët nga presidenti. Bëhet fjalë për një sportist, që në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Tiranë të MMA-së, mori çmim të parë për peshën dhe moshën e vet.Prej javësh jemi përpjekur të marrim takim me presidentin Arjan Rizaj, por ai preferoi të fshihet dhe të mos japë shpjegim për këtë situatë.

Të Fundit