Me përhapjen e rrjeteve sociale, shumë të mitur e të rinj kanë rënë pre e tyre. Për këtë problematikë jemi në Fier, ku në një faqe instagrami janë publikuar pamjet intime të një 17 vjecareje. Për këtë akuzohen 15 të mitur, dhe marrja e tyre në pyetje nga policia e Fierit, është bërë në shkelje të procedurës.Një 12 vjecare e akuzuar për këtë akt dhe mamaja e saj dëshmojnë për gjithë sa ndodhi pas publikimit të fotove intime.Gruaja thotë, se të miturit janë shoqëruar në polici me një makinë pa targa, policët kanë qenë pa uniformë, dhe fëmijët janë pyetur pa psikolog. Mbi të gjitha vajza e mitur është marrë në pyetje në zyrën e hetimit të krimeve nga persona të pa specializuar.Me kamera të fshehtë vetë prindi i të miturës, takon shefin e krimeve Adriatik Mehmeti për procedurën, por ai thotë se materialet janë në Prokurori.
Stop uron aktorin e madh Reshat Arbana me rastin e ditëlindjes. Kryeministri Edi Rama ka uruar nga facebook-u i tij liderin historik të PS-së, Fatos Nano dhe në tekstin e dedikuar thotë, se për raportet e tyre duhet shkruar një libër por derisa ai të ndërrojë turnin me pasardhësin do të kalojë shumë kohë.Rama ndodhet në Athinë,ku është takuar edhe me homologun Micotaqis, me të cilin nuk kanë shtrënguar duart, por kanë rrokur brrylat.Sot është 78 vjetori i konferencës së Pezës dhe kjo ditë është përkujtuar nën masat e reja anticovid.Klintoni ishte në Pezë, kur realizoi intervista me veteranë e nostalgjikë të komunizmit dhe kësaj ngjarjeje.
Për cështjen e marrjes në pyetje të të miturës, gazetarja shkon tek Komisariati i Policisë Fier, ku takon psikologen. Por kjo e fundit gënjen, duke thënë, se vajza e vogël është intervistuar tek dhoma e fëmijëve në katin e parë. Brunilda Laboviti, psikologe, shprehet, se është e tmerrshme që e mitura është shoqëruar në ato ambiente, ku është pyetur nga persona pa përvojën specifike. Ndërsa avokat Arben Llangozi, shpjegon, se janë shkelur disa nene në këtë rast. Bashkë me nënën e 12 vjecares, Stop i bën një shkresë SHCBA-së, ku opgj, Vasil Kalluci, shprehet, se do të merren masa për ata, që kanë shkelur procedurën.