STOP – EMISIONI 79 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 79

Nga seanca parlamentare në shqetësimet e përditshme të qytetarëve!
Detaje nga seanca e sotme parlamentare transmetohen në pjesën e parë të programit. Më pas problematika me ujrat e zeza në lagjen Valias i ri në Kamëz. Përfaqësuesi i bashkisë Kamëz, thotë se kjo situatë do të zgjidhet deri në verë.Edhe në Durrës qytetarët “bashkëjetojnë” me gropat dhe “melodinë” e zhabave që mblidhen cdo natë për t’u bërë shoqëri banorëve të zonës.

 
Prrenjas, nga punonjës sot rezulton aksioner debitor në tatime!
Qytetari nga Prrenjasi, Ismail Dashi kërkon kemp, pasi ka pësuar një aksident. Por në këtë moment konstaton, se rezulton debitor në institucionet shtetërore. Ai ka punuar në shoqërinë Nikeli shpk, ku ka qenë i regjistruar si anëtar. “Stop” iu drejtua QKR-së dhe Drejtorisë së tatimeve, ku shpjegojnë se anëtarët e SHKK rezultojnë aksionerë që në momentin e regjistrimit.

 
Kryeplaku i Voskopojës gris në mënyrë demonstrative teserën e PS-së!
 Kryeplaku i Voskopojës Janaq Pishtari tregon për “Stop” se ka 8 muaj pa marrë pagën. Ai ndjehet i zhgënjyer dhe djeg në mënyrë demonstrative teserën e PS-së. Pas debatit me administratorin Luan Fidani, Pishtari dorëzon edhe vulën. Përtej këtyre problemeve, punonjësit e administratës janë të shqetësuar se presin kryeministrin Rama dhe diskutojnë për përgatitjet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *