STOP – EMISIONI 78

Koco Kokëdhima mbrohet në Kushtetuese, Flamur Noka letër Ramës!
Kokëdhima deklaroi se po kërkohet shkatërrimi i karrierës së tij politike. Deputeti demokrat Flamur Noka i ka drejtuar një letër kryeministrit Rama duke pretenduar se në vend kanë hyrë fara vietnameze kanabisi, që kanë cikël 45 ditor. Policia e shtetit reagoi për rastin e minorenes në Lushnje, që shfrytëzohej për prostitucion, duke vënë në pranga tutorët Klodian Kiptiu dhe Sermahina Muaxhiri.

Kukës, punonjësit e UKK-së kanë paguar sigurimet, por rezultojnë debitorë!
Zaim Manaj ka punuar në UKK-në e Kukësit. Në librezën e punës ka të derdhura kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Por në këtë institucion rezulton debitor. Drejtori i UKK-së Gëzim Shehu thotë, se po përpiqet të normalizojë situatën dhe që nga viti 2012 të dhënta janë në sistemin e tatimeve. Edhe drejtori i tatimeve Ylber Shaqiri thotë ka bllokuar procedurën për shkak të debive ndër vite.

Zgjedhjet në Universitetin e Sporteve, reagimi i MASH!
Pas cështjes së ngritur në “Stop”, Ministria e Arsimit ka hequr nga fleta e votimit dekanin Agron Kasa. Ai rezultonte me masë disiplinore, për shkak së kishte dhënë doktoraturë, në një kohë që ato ishin pezulluar. Më pas trajtohet cështja e tabelave të parkimit pranë Poliklinikës numër 9, në Rrugën e Kavajës.

Të Fundit