STOP – EMISONI 80

Projekti i stadiumit të ri, kullë dhe qendër musltifunksionale
Byroja e Kuvendit diskutoi qëndrimin ndaj ish-kryeministrit Berisha, një ditë pas thirrjes së këtij të fundit në parlament, për armatosjen e popullsisë. Projekti i stadiumit të ri të kryeqytetit po ndesh në shumë diskutiem, lidhur me faktin se ai parashikon një kullë dhe qendër multifunksionale. Shëtitorja në krah të lumit Osum në Berat, është me parmakë të konsumuar. Nënkryetari i bashkisë thotë se brenda javës do të gjendet një zgjidhje.

 
Kukës, 15 vjet mësues, por me diplomë veterineri!
 Arsimtari Haxhi Sinanaj me 10 vjet eksperiencë dhe kualifikimet përkatëse është hequr nga puna në shkollën 9 vjecare në Bele të Kukësit. Në vend të tij është një mësues me diplomë veterineri. Drejtori i shkollës Bashkim Beluli pranon shkeljen e ligjit e po kështu drejtoria arsimore.Vec kësaj, shkolla në fjalë ka plot 2 vjet pa energji elektrike.
 

 
Gurëgdhendësi i Gjirokastrës gdhend logon e STOP! 
Ish-punonjësi i Gardës Edmond Prebibaj dhe bashkëshortja, Rajmonda Berisha , janë shkarkuar nga detyra, që të dy punonjës të Ministrisë së Brendshme. Stefan Bregu, i paralizuari nga Elbasani tregon, sesi falë sensibilizmit të emisionit STOP dhe ndërhyrjes në spitalin e Lezhës, do të mund të ecë. Gurëgdhendësi i Gjirokastrës Muhedin Makri tregon, sesi i lindi ideja të gdhendë në gur logon e emisionit Stop dhe interesimin për veprën e tij më të re.

Të Fundit