STOP-EMISIONI 79 (Sezoni 9) 21 Dhjetor 2023- “S’i prek kontratat me asnje”, ndertuesja refuzon kontraten e re me klientin.

Në redaksinë tonë është drejtuar Robert Caushi, i cili për shkak të një huaje, u bë përfitues i tre apartameneve dhe 2 garazheve në qytetin e Vlorës. Sot ai ka një problem me firmën ndërtuese.Në vitin 2005 Roberti i dha 200 mijë euro Berti Kushit, administratorit të firmës Ormars 2000 shpk. Për shkak të moslikuidimit të kësaj shume, në vitin 2012 firmosi një kontratë sipërmarrje për tre apartamente dhe dy garazhe në Vlorë. Pasi Berti Kushi ndërroi jetë, përgjegjësinë e shoqërisë e mori e shoqja, Marigo Kushi, e cila në vitin 2020 mori një leje të re ndërtimi. Duke qenë se kontrata e sipërmarrjes është më një leje të vjetër ndërtimi, qytetari kërkon të firmosi një aneks të kësaj kontrate, ose kontratë të re, në mënyrë, që të jetë i sigurtë, që ato apartamente nuk do të shiten apo tjetërsohen. Qytetari thotë, se drejtuesja e firmës nuk i firmos asnjë dokument dhe me atë kontratë, që ka, nuk bën dot asnjë veprim në kadastër.Fatmir Lecaj, ekspert i problemeve me noterinë, shpjegon, se nëse leja është zgjatim, kontrata e vjeter duhet të regjsitrohet në kadastër, por edhe në këtë rast ka nevojë për një deklaratë noteriale të firmosur mes palëve. Nëse leja është e re, është detyrim, që të shkruhen në kontratë afatet e reja.

Për problemin e qytetarit Robert Caushi me ndërtuesen Marigo Kushi, në morëm kontakt me këtë të fundit, e cila pohon, se ka një leje të re, por shprehet, se do e bisedojë me avokatin, nëse duhet të firmosë një tjetër kontratë me qytetarin.Në bisedën e dytë me zonjën Kushi, ajo pretendon, se leja është e rifreskuar dhe jo e re, ndaj nuk ka ndërmend të bëjë kontratë tjetër me klientin e saj. Por në fakt edhe në këtë rast, duhet të bëhet një rifresim, aneks kontrate me afatet aktuale, në mënyrë, që të vazhdohen veprimet në kadastër.

Një dre futet në një dhomë disa herë i cuditur,kur sheh të varur në mur kokën e një tjetër dreri. Një delfin është filmuar duke puthur me gjuhë një vajzë në një pishinë. Videot e sapopublikuara janë bërë menjëherë virale, duke marrë miliona klikime e pëlqime.

Të Fundit