STOP-EMISIONI 79 (SEZONI 4) 19 DHJETOR 2018 Pogradec, hipoteka luan“ngriva-shkriva” me shtepine e qytetarit!

Pogradec, hipoteka luan“ngriva-shkriva” me shtepine e qytetarit!

Edmond Agolli, një qytetar nga Pogradeci,denoncon në “Stop” , se në vitin 2008 ka blerë një apartament për 25 mijë euro, që sot nuk po mundet ta gëzojë.Edhe pse kishte pyetur më parë dhe ishte në rregull, kur do të nxirrte certifikatën e pronësisë, i thanë, se apartamenti i tij ishte i bllokuar nga tatimet, për shkak të borxheve të ndërtuesit.Specialisti i hipotekës thotë, se apartamenti ishte zhbllokuar, por akti u kthye mbrapsht, pasi u gjet me shkelje nga ana e KLSH-së.Në këtë mënyrë për veprimet e papërgjegjshme të hipotekës së Pogradecit, Edmond Agolli nuk bëhet dot pronar i shtëpisë së tij.

Debati i studentes me Ramën në Vlorë dhe kostoja e ruajtjes së universitetit.

Kryeministri Rama ishte sot në Universitetin e Vlorës, për dialog me studentët, lidhur me kërkesat e këtyre të fundit. Por në hyrje të institucionit, Rama u ndalua nga një grup studentësh, të cilët nuk lejoheshin të futeshin në takim. Studentja Ardisa Cobo replikoi me shefin e qeverisë dhe studentët nuk pranuan të hyjnë vetëm disa, ndaj ngelën jashtë.Gazetarja e “Stop” ka realizuar një vëzhgim në Universitetet e Tiranës gjatë ditës dhe natës, për të parë, sesi ruhen këto institucione. Kryeministri tha pak ditë më parë, se Universiteti i Tiranës shpenzon 6 milionë euro në vit për shërbimin e sigurisë, por nga vëzhgimi ynë, kjo shifër është shumë larg saj, që duhet të jetë kostoja reale për ruajtjen e universitetit.

Ndalimi i fishekzjarreve, kush e paguan demin për stokun?!

Në vitin 2015, ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, nxorri një udhëzim për mënyrën dhe llojin e fishekzjarreve dhe lëndëve piroteknike të lejuara.Por incidenti me policen e disa javëve më parë, bëri që të ndalohen të gjitha llojet e lëndëve plasëse.Megjithatë “Stop” ka mundur të blejë lëndë të tilla dhe një tregtar i tyre shpjegon lëndët e parrezikshme, shoqëruar me tabelë të verdhë.”Stop” iu drejtua doganës dhe mori përgjigje, se nga janari e deri në dhjetor 2018, janë zhdoganuar 8 kontenierë me lëndë shpërthyese dhe për cdo kg paguhet 4 mijë lekë të vjetra akcizë.Tani shtrohet cështja, se kush i paguan dëmet për biznesin, që ka futur këtë mall në vend, konform ligjeve.

Të Fundit