STOP-EMISIONI 78(Sezoni 7)22 Dhjetor 2021-Erseke/ Skandali, hoteli i oficereve legalizohet me nderhyrje te paligjshme

Në redaksinë tonë kanë denoncuar dy familje, që jetojnë prej vitesh në ambientet e ish-hotelit të oficerëve në Ersekë. Ndërhyrjet, që janë bërë në këtë godinë, kanë shkatërruar funksionet e saj, duke bllokuar shkallët e prishur strukturën. “Stop” ka siguruar projektin e këtyre ndërhyrjeve, ku nuk shpjegohet asgjë dhe dokumentet nuk mund të quhen, pasi mungojnë detajet.Ne shkuam në bashkinë e Ersekës, për të pyetur, sesi ka mundësi, që është legalizuar një ndërhyrje e tillë pa projekt dhe pse nuk është inspektuar në terren. Nnëkryetarja e bashkisë nuk u përgjigj, ndërsa kryetari Erion Isai, na vuri në dispozicion inspektorët.

Në këtë pjesë të parë të emisionit kemi pyetur qytetarët, sesi e përkufizojnë shtetin shqiptar. Reagimet ishin të ndryshme dhe shumica kishin kritika të forta ndaj shtetit. Por më pas ne i pyetëm, se megjithëse shtet jofunksional, pse të gjithë kërkojnë të punësohen në shtet.Përgjigjet e qytetarëve ishin, se në shtet ka shumë pushime, apo se janë të paguara sigurimet shoqërore.

Lidhur me situatën e ish-hotelit të oficerëve në Ersekë dhe pasi kryebashkiaku Isai na vuri në dispozicion inspektorët, ne i pritëm këta të fundit. Në objekt u shfaq vetëm kryeinspektori i IMT Paqsor Cane, i cili pranoi faktin, se nuk ka projekt për ndërhyrjet.Më pas, pasi folëm sërish me kryetarin e bashkisë, në godinë erdhi edhe inspektori Erion Cenko, për të konstatuar shkeljet në objekt. Të dy inspektorët pranuan shkeljet e bëra dhe thanë, se i kanë konstatuar edhe më parë ato, por janë frenuar nga kreu i bashkisë z.Isai. Sipas tyre kryebashkiaku u ka thënë, se do të ngrejë një grup tjetër për inspektimin e shkeljeve. Nga ana tjetër edhe prokurori i Korcës ka dalë me vendimin për mosfillimin e procedimit, edhe pse shkeljet në këtë rast duken hapur.

Të Fundit