Stop -EMISIONI 77 (SEZONI 5) 17 dhjetor 2019-Durres/ Pallati 11 kate i pabanueshem, administratori nis riparimin fshehurazi. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 77 (SEZONI 5) 17 dhjetor 2019-Durres/ Pallati 11 kate i pabanueshem, administratori nis riparimin fshehurazi.

Një ndër objektet e dëmtuara në Durrës ishte edhe një pallat 11 në në zonën e Plazhit, i ndërtuar në vitin 2016. Kati i dytë dhe i tretë i njërës anë, janë dëmtuar plotësisht. Klea Bushi dhe Robert Bushi tregojnë, se ekspertiza e parë e nxorri pallatin të pabanueshëm. Në atë moment iu vu shiriti, që më vonë iu hoq sërish.Banorët thonë, se skandali më i madh është, se pas tërmetit shteti nuk shkoi, por administratori i pallatit, nisi riparimet në kokë të tij. Ai vuri skela dhe nisi muret e katit, por vetë banorët nuk e lejuan. Artan Shkreli, Zëvendës ministër i Infastrukturës shpjegon, se nuk duhen lejuar rastet, kur pronarë apo administratorë, riparojnë pallatet, pa u bërë më parë ekspertiza. Ndërsa drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, shprehet, se duhet të marrin fund abuzimet nga ndërtuesit, sidomos në këtë situatë.

Kryeministri Rama ishte sërish sot, për të parë, sesi jetojnë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që janë akomoduar në stuktura hoteliere.Rama tha, se ishte bërë si ariu Silva, kur një djalë i vogël thërriste të ëmën, duke treguar me gisht nga kryeministri.Në “Stop” ka ardhur një video, ku duket drejtori i shkollës së mesme të bashkuar në Mbrakull të Beratit, Dritan Salillari, duke goditur fizikisht nxënësit.

Policia si cdo fundviti, i ka shpallur luftë shitjes së fishekzjarreve për festa, si mjete të rrezikshme. Madje ditën e djeshme është publikuar edhe një aksion i policisë për sekuestrimin e mjeteve piroteknike.Por “Stop” sjell me zë dhe figurë, sesi shiten fishkezjarret e ndaluara. Tregtarët të ofrojnë modele dhe fuqi të ndryshme.Torta, tuba, kapsolla, shatërvan, Zeus, janë disa nga modelet, që ofrojnë tregtarët në shitje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *