STOP – EMISIONI 76 (SEZONI 3)

Aktet opozitare ndër vite dhe PPP e rradhës…?!
Në fillim të emisionit, Saimiri e Genti dalin me dy kuti, dhurata për politikanët më “trendy” të momentit, në prag të festave të fundvitit.Më pas një kolazh me aktet e opozitave në vend, kundër institucioneve, sa herë nuk zgjidhnin cështje të ditës me mjete politike.Në protestën e djeshme Renaldo dhe “Stop” hodhën idenë e zgjedhjes së një prokurori publik privat, në vazhdën e PPP-ve, që janë në thelb të kësaj qeverisjeje.

Porodinë-Korcë, zinxhiri i shkeljeve dhe falsifikimeve për grabitjen e pronës.

Baki Myrtollari, nga Porodina e Korçës, ankohet në emisionin “STOP” për zinxhirin e falsifikimeve për t’i marrë pronën. Ai shpjegon se trashëgimtarët e familjes Melçani kanë marrë tokën pa testamentin, origjinën apo hartën e trashëgimtarëve.

Në këtë situatë është përfshirë edhe topografi privat, Meleq Ramollari, duke e pajisur testamentin me hartë pa iu referuar toponimeve dhe hartave referuese në Urbanistikë apo hipotekë. Ish-zyrtari i AKP-së thotë se në pajisjen e testamentit me hartë është bazuar në një vërtetim fakti të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Por ky vërtetim nuk gjendet as në arkivë, as në bashki e as në njësinë administrative Bulgarec.

“Ne këtë tokë e kemi ndarë në bazë të ligjit 7501 dhe e kemi marrë në bllok, si fis. Këtu kemi të tre kushërinjtë rreth 25834 metra katrorë të certifikuar, me certifikatë dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi. Personi ka paraqitur në gjykatë një testament të vitit 1944, ku thuhet: I ndjeri z. Halit Melçani i le trashëgimi gruas dhe 5 bijave të mia një tokë në vendin Cakonike. Ky zotëria me dokumente dhe njerëz të paguar ka spostuar pronën rreth 1.2 km në ara të gjata”.

Gazetari i emisionit “STOP” komunikon me topografin privat që ka pajisur testamentin me një akt tregues, duke marrë si referenc atë çfarë i është thënë nga personat që e kanë patur testamentin.

Gazetari – Ti thjesht e ke hedhur si një specialist topograf hartën. Kështu e ke bërë?

Topografi M.Ramollari – Shkon në vend dhe ai përcakton që këtu deri këtu.

Gazetari – E kam unë ?

Topografi M.Ramollari – Që këtu dhe këtu dhe katër pikat e horizontit. Kaq!

Gazetari – Kufitarët nuk korrespondojnë? Jo këtu, po them atje?

Topografi M.Ramollari – Po në qoftë se  nuk korrespondojnë përsëri e ka fajin ai dhe vendin e toponimeve, sipas emrit të vendit dhe për kufitarët, në qoftë se nuk i korrespondon e ka ai përgjegjësinë që në fillim deri në fund.

Dhe zyra e regjistrimit bile, atë ligj sot e ka përmirësuar akoma, po në atë ligj mbahet.

Thotë: Regjistruesi, thotë ligji, autorizon të bëhët një plan- rilevimi ose plan- vendosje nga një specialist topograf të licensuar ose inxhinier të licensuar dhe të gjitha dokumentat e tjera të paraqiten pranë zyrës së regjistrimit, e cila i gjykon.

Duke qenë se harta e lëshuar nga topografi Meleq Ramollari nuk ishte totalisht e ligjëruar, trashëgimtarët e këtij testamenti duhet ta pajisnin me një hartë tjetër këtë testament, të njohur institucionalisht. Ish – Agjencia e Kthimit të Pronave në Korçë, konretisht inxhinieri e pajisi këtë testament me një tjetër hartë. Ndaj dhe gazetari shkoi ta pyesë për hartën e tij.

Inxhinieri – Kjo është hartë e punuar kur kam qenë te zyra e kthimit të pronave dhe mbi bazën e dokumentit që ka ardhur nga gjykata është pasqyruar në hartë.

Gazetari – Jo, jo nga gjykata, se jemi …

Inxhinieri – Jo, jo nga gjykata ka ardhur vendimi, ajo skica.

Gazetari – Skica?

Inxhinieri – Po se ajo s’ka skicë shoqëruese.

Gazetari – Po pra se ajo nuk ka skicë shoqëruese.

Inxhinieri – S’ka skicë shoqëruese. E ka vërtetuar gjyqësisht se ku e ka. Jo, jo! Është bërë skica me vërtetim fakti nga gjykata dhe gjykata e ka bashkangjitur skicën se ku ndodhet kjo sipërfaqe dhe ajo është pasqyruar në hartën tonë.

Emisioni “STOP” ka investiguar dhe ka rezultuar se ky vërtetim fakti nuk ekziston. Këtë gjë e konfirmon dhe kryetari i njësisë administrative Bulgarec.

Z.Korçari – U gjet dosja.

Gazetari – U gjet? U gjet dosja? Apo vërtetimi i faktit?

Z.Korçari – Jo! Vërtetimi i faktit.

Gazetari – S’ka vërtetim fakti?

Z.Korçari – Jo!

Gazetari – S’ka vërtetim fakti?

Z.Korçari – Jo, pra!

Gjyqtari Besnik Shehu gjatë një bisede me gazetarin e emisionit “STOP” pranon që e ka shqyrtuar gabim çështjen.

Gjyqtari Besnik Shehu – Do thosha që është një provë, e cila mund të shkojë direkt në Gjykatën e Lartë. Ajo provë duhet të shkojë direkt në Gjykatën e Lartë. Sinqerisht nëqoftëse është kështu që … Po nuk e ve në diskutim …

Gazetari – Kështu është se unë s’mund ta them kot.

Gjyqtari Besnik Shehu – Po unë të betohem, që unë kështu ishte … Që kështu është e vërteta. Ajo është e prishur sepse gjykata mbi bazën e akteve, që kam shqyrtuar çështjen, kam shqyrtuar gabim çështjen.

Emisioni “STOP” ka konstatuar se harta që i është vendosur testamentit ëshët e jashtëligjshme dhe nuk korrespondon me territorin e parashikuar në të, ndaj dhe palët iu drejtuan gjykatës.

“Në gjykatë ndodhi ajo që s’mund të ndodhë! Drejtësia bëri padrejtësi! Një gjyqtar, i quajtur Besnik Shehu, ktheu pronën nga tokë bujqësore në tokë truall! Sipas Besnik Shehut dhe Gjykatës së Shkallës së Parë kjo figuron tokë truall,” tregon Baki Myrtollari. Por gjyqtari Shehu mesa duket nuk e mban mend këtë vendim …

Gjyqtari Besnik Shehu – Aktet e marrjes se tokës në pronësi.

Gazetari – Po!

Gjyqtari Besnik Shehu – Po s’e kthej unë atë tokë … një.

Gazetari – Tokë bujqësore.

Gjyqtari Besnik Shehu – Vendimi i Komisionit të Pronave .

Gazetari – Tokë bujqësore.

Gjyqtari Besnik Shehu – Dy, Akti i Ekspertimit.

Gazetari – Tokë bujqësore.

Gjyqtari Besnik Shehu – Mbaroi.

Gazetari – Po ti, e ke nxjerrë tokë truall!

Gjyqtari Besnik Shehu Po nuk … si e kam nxjerrë? Ku e kam nxjerrë truall mo?!

Gazetari – Ja! E ke truall.

Gjyqtari Besnik Shehu Ku e ke truall mo?!

Gazetari – Ja, ja, ja! Po pandaj po të them unë, është absurde ose është gabim.

Duke qenë se gjyqtari nuk e pranoi gabimin, gazetari komunikoi me ekspertin që ka pohuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Apelti se hartën treguese dhe aktin e ekspertimit e ka bazuar në dokumentacionin që është dorëzuar në gjykatë dhe nuk ka konkluduar në terren.

Gazetari – Harta kur bëhet merret nëpërmjet kufitarëve, dëshmitarëve dhe nxirret fiks vendi ku është. Apo i referoheni?

Eksperti L.Lipo – Ja! Çdo ekspert merr nga dosja gjyqësore. Asnjë hartë nuk merret jashtë dosjes gjyqësore. Çfarë i jep domethënë gjykata. Çdo element që merret jashtë dosjes gjyqësore quhet e pavlefshme dhe eksperti penalizohet.

Gjyqtari Besnik Shehu thotë: “Në gjykimin e çështjes ka ca emra toponimesh Bërca, Furça se janë ca emra, kush i mban mend! Dhe çfarë ka ndodhur? Unë e kam bërë mbi bazën e aktit të ekspertimit që ka vajtur eksperti.

“Shiko ç’ndodh tani me këta zotërinj! Me një Besnik Shehu, me një Sotiraq Lubonja, me një Stavri Kallço… Babin tim e futën në burg 7 vjet që nuk dorëzoi pronën në kohën e Enverit, sot ia marrin pa gjyq! Këta janë gjyqtarët e gjykatës së korruptuar. Këta janë hajdutë!”, shprehet i revoltuar denoncuesi i çështjes, Baki Myrtollari.

Ai shton se nuk janë të vetmit që do tëpreken nga kjo gjë, pasi ata janë vetëm projekt pilot e më pas do të përfshihen edhe rreth 20 familje të tjera. Myrtollari thotë: “Rreth 15 hektarë që kërcënohen sepse ky është projekti pilot, me një vendim rrëzohen të gjitha pronat. Kjo është strategjia e mafies të tokës në Korçë”!

Banorët e fshatit kanë frikë se rrezikohen nga testamenti i Halit Oran Melçani, edhe pse janë të pajisur me certifikata në bazë të ligjit 7501.

“Kjo është certifikata, por nuk ka rëndësi certifikata në gjykatë. Në gjykatë ka rëndësi që të kesh para, ne nuk e ndjekim dot me para se nuk blejmë dot tokën tonë me para!”, shprehet një prej tyre.

Ndërsa një tjetër banor ngre disa pyetje: “Si ka mundësi që gjykata të hedhë në gjyq shtetin? Shteti na dha tokën, shteti na dha certifikatën e ne jemi në bazë të rregullave ligjit të shtetit!”

Prona në Porodinë dhe ping-pongu i gjyqtarit me ekspertin.
Në vijim të abuzimit me marrjen e pronës së Baki Myrtollarit, eksperti i gjykatës Luan Lipo, thotë, se e ka hartuar ekspertizën, bazuar në dokumentacionin e marrë nga gjykata. Ndërsa gjyqtari Besnik Shehu në të kundërt, pohon se ka marrë vendimin, bazuar në ekspertizën e Lipos.Fshatarët e Porodinës thonë, se ky është vetëm një projekt-pilot, për t’ua marrë tokën të gjithëve.

Të Fundit