STOP-EMISIONI 75(Sezoni 8) 16 Dhjetor 2022-Bashkia e Bashes pushon shoferin nga puna, fiton gjyqin, nuk merr parate.

Petref Hyka, një ish shofer autobuzi nga Parku i autobuzave të udhëtarëve, në varësi të Bashkisë Tiranë është drejtuar në redaksinë tonë, pasi në vitin 2013, kryetari Lulzim Basha, pushoi edhe 70 shoferë të vjetër, duke i zëvendësuar me rinj, pa njoftim dhe pa arsye. Petrefi iu drejtua bashkisë, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit.

Tani Petrefit i takojnë rreth 5 milionë lekë që nga viti 2015, të cilat nuk ia japin. Përmbaruesi Ekrem Spahiu, ka kryer të gjithë procedurën, por Bashkia nuk i bindet këtij vendimi gjykate, sepse luan me emrin e paditësit Park autobuzash-Bashki. Gazetarja bashkë me qytetarin iu drejtuan Bashkisë Tiranë, zyrës jurudike, ku nga 10 shkresa, që kishte bërë qytetari më parë, bashkë me gazetaren, bënë të 11-ën. Përmbaruesi Ekrem Spahiu, shprehet, se për këtë rast ka 2 zgjidhje: ose vendimi të ekzekutohet me këshill bashkiak, ose ish shoferët të rihapin gjyq, për të cilësuar emrin e debitorit nga park në Bashki.

Një qytetar na ka treguar me foto, sesi të vemë një banjo alla frënge mbi ata të vjetrën alla turke. Një tjetër na ka kujtuar kanacet, që bëheshin antenë televizori për të kapur kanalet e huaja të ndaluara. Një qytetar shkodran ka bërë bejte për qentë, që kanë mësyrë qendrën e qytetit.Qen të tjerë janë lëshuar në mes të rrugës në Babrru. Një qytetar na kujton, sesi thaheshin rrubat mbi tubin e sobës me dru. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen në pjeën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Jemi në Qytetin Studenti, pas denoncimit të ardhur për godinën 13, ku janë sistemuar vajza dhe djem bashkë. Më parë ishte folur për një rikonstruksion të tualeteve në verë, por ky rikonstruksion nisi në dhjetor. Tashmë vajza dhe djem duhet të përdorin tualete të përbashkëta në cdo kat.Ne verifikuam situatën dhe pamja ishte si në mesjetë.Përgjegjësja e godinës e pranon këtë gjendje, me motivin, se po bëhen punime.Edhe Administrata e Qytetit Studenti shpjegon, se për shkak të rikonstruksionit, studentët po shpërngulen në dhoma të tjera.Madje në një komunikim me një vajzë të re, nga administrata thuhet, se nuk dihet, se kur do të mbarojnë punimet.

Të Fundit