Në Spitalin e Fierit, gjatë një mëngjesi të një dite pune, në mes të urgjencës dhe maternitetit, brenda dhe jashtë kazanëve të mbetjeve urbane, gjetëm të hedhura sasi të konsiderueshme mbetjesh spitalore të rrezikshme.Ne pamë me sy të lirë age, shiringa, sende qelqi, sende me gjak dhe risk të lartë.Drejtoresha e spitalit të Fierit, nuk dha shpjegime për situatën, por shqiptoi formulën e kërkesës së një shkrese zyrtare.Pas sinjalizmit nga ana jonë, Inspektorati i Shëndetësisë Fier, na njoftoi, se spitalit iu vu 1 milionë lekë të reja gjobë, pasi u konstatuan shkelje në procedurën e menaxhimit të mbetjeve.I njejti denoncim na mbërriti në redaksi edhe për spitalin e Beratit, ku ne gjetëm vetë mbetje të rrezikshme spitalore në kazanët e mbetjeve urbane.Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit iu përgjigj menjëherë denoncimit të Emisionit Stop, duke vënë në dispozicion eskpertët e fushës, të cilët bënë kqyrjen e mbetjeve spitalore të depozituara në ambiente publike në shkelje të plotë të ligjit. Nëndrejtoresha teknike e këtij spitali, u tregua indiferente, kur gazetari i “Stop” e njohur me situatën. Shqetësimi i saj i vetëm ishte të dinte, se sa e madhe ishte sasia e mbetjeve spitalore, që ai kishte gjetur. Ne kontaktuam edhe me administratorin e V.A.L.E Recycling, Elvis Miri, i cili tha, se një ose dy herë në javë merr mbetjet e spitalit të Beratit. Pjesa tjetër nuk është përgjegjësi e tij.Përsa i përket Spitalit të Beratit, Policia na njoftoi, se ka nisur procedim penal për spitalin për veprën “menaxhimi i mbetjeve” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë.Faik Shosha, kryeinspektor i IshSh Berat, tha, se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme spitalore, ndaj dha ka ngritur grupin e punës, për ndjekjen ligjore të cështjes. Zyrtarisht na u komunikua, se spitalit iu vu gjobë 1 milionë lekë të reja.
Në 27 nëntor transmetuam një problematikë nga fshati Spiten i Lezhës, në biznesin e qytetarit Ndue Kolthi, një biznes, që pret gur. Prej muajit qershor në këtë biznes nuk ka energji elektrike.Zoti Kolthi tha, se prej shumë vitesh, këtë biznes e ka lënë me qira. Në qershor 2022 ka pasur një defekt matësi dhe Ndue Kolthi thirri elektricistin e zonës. Ky i fundit rregulloi problemin dhe e la sahatin hapur, që t’i bëhej analiza. Në dhjetor 2022 erdhi task forca nga Tirana dhe nuk la asnjë proces verbal, por thjesht pyeti, se kush ka ndërhyrë. Elektricisti e pranoi, që kishte ndërhyrë ai dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në maj 2023 qytetarit iu shkëput energjia dhe shkoi të interesohej për ta rilidhur, por i thanë, se ka një gjobë 20 milionë lekë. Zoti Kolthi bisedoi me elektricistin Mark Fizi, i cili pranoi, se e ka hapur ai sahatin.Sipas institucionit, në këto kushte, situata mund të zgjidhet vetëm në gjykatë. Ne mësuam, se është thirrur elektricisti Mark Fizi, por ai ka mohuar, që të ketë ndërhyrë në matësin e qytetarit, pasi nuk ekziston asnjë urdhër pune.Pas transmetimit tonë, OSHEE-ja qendrore njoftoi, se elektricisti Mark Fizi është pezulluar derisa organet kompetente të shprehen lidhur me hetimin e rastit në fjalë.
Një video, e bërë virale dhe që ka marrë miliona klikime, tregon, sesi pulat ngrijnë totalisht e mbeten të palëvizura, ndërsa e zonja u hedh ushqim. Fenomeni i rrallë ka marrë vëmendjen e shikuesve, disa prej të cilëve thonë, se pulat në këtë rast aktivizojnë mekanizma mbrojtëse, pasi kanë hasur ndonjë rrezik.